Lajme
Greqia, me vendim për ‘vizat e arta’
Nga 1 maji i këtij viti do të hyjë në fuqi vendimi i Greqisë për të rritur shumën minimale të investimit për skemën e vizave të arta.
Kjo do të thotë se në disa pjesë të Republikës së Greqisë, duke përfshirë bashkitë e Selanikut dhe Athinës, si dhe në ishujt Santorini dhe Mykonos, investitorët e huaj nuk do të kenë më të drejtë të fitojnë rezidencën nëpërmjet këtij programi, duke bërë një investim minimal 250,000 €. Shuma minimale e investimit është dyfishuar në 500,000 €.
Vendimi për një hap të tillë u konfirmua më parë nga kryeministri i vendit, Kyriakos Mitsotakis, ndërsa vuri në dukje se plani i ri synon t’i bëjë pasuritë e paluajtshme më të përballueshme për qytetarët e Republikës Greke.
Qeveria e Greqisë prezantoi skemën e vizave të arta në vitin 2014, dhe ajo u lejoi të huajve të pasur të fitojnë rezidencë 5-vjeçare me mundësi rinovimi, nëse japin një kontribut financiar në vend.
Megjithatë, skema e Greqisë, së bashku me programet e vizave të arta të të gjitha vendeve të BE-së, është kritikuar shpesh nga autoritetet në vendet e BE-së, duke u bërë thirrje atyre që të ndërpresin sa më shpejt këto rezidenca përmes skemave të investimeve.
Përveç kësaj, në fillim të këtij viti, Portugalia dhe Irlanda njoftuan se vendosën të shfuqizojnë programet e tyre të vizave të arta.
Por skema e Vizës së Artë të Greqisë vazhdon të mbetet në fuqi, pavarësisht faktit se vendimi për të rritur sasinë minimale të investimit për këtë skemë bëri që disa ndërkombëtarë të pasur të mendohen dy herë kur planifikojnë të ndërmarrin një hap të tillë.
Megjithatë, jo të gjithë investitorët ishin skeptikë, kur bëhej fjalë për investimet e bëra nëpërmjet këtij programi në Greqi.
Së fundmi u raportua se skema e vizave të arta tërhoqi interesim rekord në vend, në tremujorin e fundit të vitit 2022. Gjithashtu, u raportua se gjatë këtij tremujori janë dorëzuar gjithsej 2432 aplikime për viza të arta.
Gjithashtu, nga shtatori deri në dhjetor të vitit të kaluar është regjistruar një rritje e konsiderueshme mujore.
Shtator – 337
Tetor – 438
Nëntor – 878
Dhjetor – 1116.
Për më tepër, nga 16,411 kërkesa të paraqitura në Greqi nga viti 2018 deri në vitin 2022, rreth një e treta e tyre, ose gjithsej 4,485, janë dorëzuar vetëm në vitin 2022.
Numri i aplikimeve totale të vitit, duke përfshirë aplikimet e reja dhe ato për rinovim, arriti në 5,547, duke shënuar kështu një rritje prej 125%, krahasuar me 2,463 të paraqitura në vitin 2021.
Përfituesit kryesorë të këtij programi ishin shtetas nga Kina, Turqia, Libani, Rusia, si dhe Egjipti. / Schengen Visa Info
E-Diaspora
-
Gjermani
Ambasada e Kosovës organizon panel me diasporën shqiptare në Berlin Në kuadër të “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin”, Ambasada e Republikës së Kosovës në... -
Diaspora
Mijëra qytetarë të Kosovës votojnë sot në ambasada dhe konsullata -
Mbi 11 për qind e diasporës voton brenda orëve të para -
Suedi
Diaspora në Suedi nis procesin e votimit, qytetarët ushtrojnë të drejtën e votës -
Gjermani
Nga punëtor i thjeshtë në Gjermani deri te titulli “Dachdeckermeister”, historia frymëzuese e Nderim Hajdari
Jeta në Austri
-
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë Në orën 19:00 është mbyllur procesi i votimit në Vjenë të Austrisë. Nga ora 07:00 deri... -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta -
Austria planifikon një rritje vjetore prej 100 milion € për shërbimet e kujdesit














