Jeta në Zvicër
Gratë e keqtrajtuara migrante, mund të qëndrojnë në Zvicër
E drejta e qëndrimit të viktimave të dhunës në familje, një praktikë përgjithësisht e kënaqshme
Kuadri juridik është duke marrë parasysh mjaftueshëm situatën e viktimave të huaja të dhunës në familje, në lidhje me të drejtën e tyre për të qëndruar në Zvicër. Ky është konkluzioni i arritur nga Këshilli Federal, në raportin e miratuar në mbledhjen e tij të 4 korrikut 2018, në përgjigje të postulatit Feri (15.3408). Megjithatë, raporti thekson se jo të gjitha vështirësitë e konstatuara janë zgjidhur plotësisht dhe prandaj propozon një sërë masash konkrete, përcjell albinfo.ch.
Ndarja e një bashkësie martesore dhe shpërbërja e një familjeje, mund të ketë pasoja për të drejtën e qëndrimit të partnerëve të huaj. Megjithatë, Ligji federal për të huajt (LEtr), lejon vazhdimin e qëndrimit në Zvicër, të viktimave të huaja të dhunës në familje, pa pasur nevojë të jetojnë me partnerin e tyre.
Në postulatin e saj të 5 majit 2015 (15,3408), “E drejta e qëndrimit për viktimat e dhunës në familje”, këshilltarja nacionale Yvonne Feri ka ngarkuar Këshillin Federal të përgatisë një raport mbi praktikën në fushën e të drejtës së banimit, të migrantëve të keqtrajtuar. Sekretariati i shtetit për migrim (SEM), ka porositur një studim të jashtëm mbi këtë temë, në mënyrë që të fitohet një pasqyrë të praktikës për zbatimin e dispozitës për raste të vështira. Ky studim është bazë për raportin e Këshillit Federal.
Bilanci i përgjithshëm pozitiv
Në përgjithësi, shënimi i praktikës së të drejtës së qëndrimit të viktimave të huaja të dhunës në familje është pozitiv. Regjistrimi në ligjin e dispozitës së re në raste vështirësie (art. 50, parag. 1 neni. B LEtr) ka ndihmuar në përmirësimin e mbrojtjes së këtyre personave. Në këtë mënyrë, në mes të viteve 2011 dhe 2015, SEM miratoi rreth 520 kërkesa për lejeqëndrim për rastet e keqtrajtimit, të paraqitura nga viktimat e dhunës në familje. Kështu, dispozitat ligjore që aktualisht rregullojnë rastet e ashpërsisë, marrin në konsideratë mjaftueshëm situatën e atyre që janë të prekur.
Raporti tregon se janë marrë masat e nevojshme ligjore dhe organizative dhe në veçanti, një rrjetëzim, koordinim dhe bashkëpunim ka mundur të krijohet midis palëve relevante. Përveç kësaj, ofertat për të mbështetur viktimat janë të mjaftueshme. Së fundmi, për profesionistët ofrohet trajnimi themelor e edukimi i vazhdueshëm dhe masat janë vendosur në fushat e informimit dhe sensibilizimit.
Masat konkrete vendosen mbi tryezë
Raporti thotë se informacioni i personave të prekur, mund të përmirësohet. Këshilli Federal mbështet propozimin, që shërbimet e ndërhyrjes dhe organet e specializuara t’i përgjigjen këtij deficiti informativ përmes një fushate ndërgjegjësimi. Përveç kësaj, udhëzimet e SEM do të sqarohen më tej dhe autoritetet relevante federale, do të vazhdojnë të mbështesin shërbimet emergjente dhe organet e specializuara brenda mundësive të tyre.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














