Lajme
Gratë afgane s’do të lejohen të punojnë së bashku me burrat
Një figurë e lartë në qeverinë në pushtet të talebanëve ka deklaruar se gratë afgane nuk duhet të lejohen të punojnë së bashku me burrat. Waheedullah Hashimi tha se gratë nuk do të lejohen të punësohen në zyrat qeveritare, në banka apo kompanitë e medias.
Hashimi cilësoi se grupi i talebanëve do të zbatojë plotësisht versionin e sheriatit, ose ligjit islam, pavarësisht presionit nga komuniteti ndërkombëtar për t’u lejuar grave të drejtën të studiojnë apo të punojnë ku të duan.
“Jo, nuk ka edukim të përbashkët, sepse ne kemi luftuar për gati 40 vjet për të sjellë sistemin e ligjit të sheriatit në Afganistan. Ligji i Sheriatit nuk lejon që burrat dhe gratë të rrinë apo të punojnë së bashku”, deklaron ai.
Megjithatë, qeveria në pushtet ka cilësuar se do të ketë institucione të veçanta për gratë, spitale të veçanta, ndoshta universitete apo shkolla të veçanta”.
Deri tani, talebanët kanë vendosur që t’i lënë gratë të studiojnë në universitet, por nën kushtin që ato duhet të ndahen nga burrat.
Gjithashtu, kontakti midis burrave dhe grave jashtë shtëpisë do të lejohet në rrethana të caktuara, për shembull, kur gratë vizitohen nga një mjek mashkull./Euronews
E-Diaspora
-
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës Xherdan Shaqiri vazhdon të marrë vlerësime për paraqitjet e tij me FC Basel. Futbollisti shqiptar me... -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Baume-Schneider: Gjuhët e migrantëve janë pasuri për Zvicrën -
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave
Jeta në Austri
-
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime Hotelet në Austri po përjetojnë një rritje masive të kërkesës: Në tre muajt e fundit të... -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare












