Lajme
Google, me chat që ofron këshilla për jetën
Sipas “New York Times”, projekti i cili synon të transformojë Bard në një asistent personal, po përballet me rezistencë në mesin e kërkuesve.
Sa herë keni provuar t’i kërkoni diçka Google Assistant ose Alexa, duke marrë në këmbim vetëm një “nuk e di”.
E ardhmja e Inteligjencës Artificiale do të jetë ndryshe dhe e populluar nga chatbot, të cilët, ndoshta duke gabuar, do t’i përgjigjen gjithçkaje, duke na dhënë madje këshilla për jetën.
Kjo shkruhet nga “New York Times”, sipas së cilës, projekti nuk është i lehtë brenda Google Labs.
Thuhet se po has në rezistencë nga studiuesit, që ngurrojnë të nisin projekte të tilla largpamëse, por edhe “të rrezikshme” nga pikëpamja e aftësisë së IA për të menaxhuar spektra kaq të gjerë të jetës njerëzore, me frikën se mund të arrijnë t’i manipulojnë ato.
Megjithatë, pas një nisme të tillë ka shumë arsye, para së gjithash ajo që shtyn të arrihet në të njëjtin hap me Microsoft, financuesi kryesor i OpenAI, ose ChatGPT.
Në lidhje me IA “për jetën” po punon DeepMind, një nga njësitë e Alphabet, pjesë e së cilës është Google, e specializuar në Inteligjencën Artificiale. Në laboratorë duket se janë të paktën 21 mjete të ndryshme, të afta të pozicionojnë një asistent të avancuar si një trajner jete, secili me shpirtin e tij të veçantë.
Por nuk është vetëm DeepMind. Së bashku me dy kompanitë është edhe Scale AI, startup me vlerë 7.3 miliardë dollarë, e fokusuar në trajnimin dhe vlefshmërinë e softuerit të IA.
Prej disa kohësh, më shumë se 100 persona të stafit po testojnë chatbot-ët e rinj, duke ndjekur sugjerimet e tyre për të zgjidhur disa çështje të përditshme, siç janë konfliktet ndërpersonale.
E-Diaspora
-
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar Policia holandeze ka njoftuar se dy persona janë arrestuar dhe një zyrtar policor është lënduar lehtë... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










