Lajme
Godinat e BE-së kursejnë energji, eurodeputetët: PE të zhvendoset në Bruksel
Në mes të krizës energjetike, edhe institucionet e BE-së po bëjnë sakrifica. Në zyrat e Komisionit Evropian temperaturat e ngrohjes janë ulur me 2 gradë Celsius. Kjo vjen pas një reduktimi total të konsumit të energjisë në godinat e tij në periudhën 2015-2021 me 20%.
Edhe Parlamenti Evropian vendosi të ulë temperaturat dhe të reduktojë ndriçimin, i pajisur tashmë me panele fotovoltaike, njësi gjenerimi dhe mjete të tjera ngrohjeje. Institucioni në fjalë hoqi gjithashtu dorë nga 14 projekte ndërtimi dhe rinovimi për të paguar faturat e rritura të energjisë.
Por, një çështje më e madhe për konsumin e energjisë në zyrat evropiane mbetet e pazgjidhur.
“Në një situatë të tillë më duket e pajustifikueshme që Parlamenti Evropian ngroh dhe ndriçon dy ndërtesa dhe ne vazhdojmë të lëvizim mes dy institucioneve. Mendoj se gjatë kohës së krizës duhet të qëndrojmë këtu në Bruksel”, tha Daniel Freund, euro-deputet.
Sipas traktatit të BE-së, Strasburgu është vendi i seancave plenare, 12 herë në vit. Ligjvënësit që kryejnë punën e përditshme në Bruksel, po udhëtojnë këtë javë në qytetin francez, për herë të dytë brenda muajit.
Ky vend ka rëndësi historike, por që mund të duken të papërshtatshme për kohën. Një raport i hartuar nga një gjykatë evropiane dhe i publikuar disa vite më parë vlerësonte se zhvendosja e aktivitetit të Parlamentit Evropian në kryeqytetin belg do të kursente 114 milionë euro në vit, si dhe në reduktimin e emetimeve të CO2-shit.
“Në 2022-shin, marrëdhënia mes Gjermanisë dhe Francës është aq e fortë saqë ne mund ta përballojmë zhvendosjen e Parlamentit Evropian. Vetë institucioni e dëshiron këtë, por nuk mund të vendosë. U takon qeverive, në veçanti asaj franceze, që na pengon të marrim këtë vendim. Po të ishte për Parlamentin, mendoj se nesër do të kishim vetëm një seli, këtu në Bruksel”, theksoi Daniel Freund, euro-deputet.
Në një rezolutë të votuar në janar të 2020-s, Parlamenti Evropian u kërkon shteteve anëtare të bien dakord për një seli të vetme të institucionit, por pa saktësuar se ku.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











