Lajme
Gjykohet kosovarja: Ka tentuar të mbysë burrin, me helm dhe me kabllo
Gjykata e Qarkut e Cyrihut e pati dënuar me tetë vjet e gjysmë burg për tentativë vrasjeje. Ajo po ashtu pati vendosur për dëbim shtatëvjeçar të gruas nga Zvicra
Nga e hëna, një grua që akuzohet se ka tentuar të helmojë burrin e saj dhe ta mbysë atë me një kabllo po përgjigjet para Gjykatës së Lartë (kantonale) të kantonit të Cyrihut, transmeton albinfo.ch. Në të njëjtën kohë, po gjykohet edhe burri i saj pasi, sipas gruas, ai e ka dhunuar atë në vazhdimësi.
Në procesin e zhvilluar në nëntor të vitit 2020, Gjykata e Qarkut të Cyrihut nuk kishte asnjë dyshim për fajësinë e 54-vjeçares nga Kosova.
Në një mbrëmje prilli të vitit 2018, ajo kishte përzier në pijen e burrit medikamente për të helmuar atë, shkruan sda.ch. Kur kishte parë të nesërmen se ai ende jetonte, ajo i kishte lidhur një kabllo për mbushje telefonash rreth qafës për ta mbytur, transmeton albinfo.ch. Por burri i kishte mbijetuar edhe asaj.
Sipas gjykatës, ajo nuk ka vepruar në vetëmbrojtje, siç kishte pretenduar. Përkundrazi, ajo ishte xheloze, sepse burri në Kosovë kishte një dashnore shumë më të re. Përveç kësaj, ajo ka dashur të sigurojë edhe pasurinë e familjes, të cilën e ka parë në rrezik për shkak të lidhjes së re të dashurisë të burrit të saj.
Gjykata e Qarkut e Cyrihut e pati dënuar me tetë vjet e gjysmë burgim për tentativë vrasjeje. Ajo po ashtu pati vendosur për dëbim shtatëvjeçar të gruas nga Zvicra. Ky dënim ishte shumë më i lehtë në krahasim me pretendimin e prokurorisë.
Shfajësim për bashkëshortin
Ndërkaq, Gjykata e Qarkut e kishte shpallur të pafajshëm bashkëshortin 49-vjeçar, po ashtu nga Kosova. Gjykata nuk ka përjashtuar që gruaja të ketë qenë viktimë e bashkëshortit të saj. Megjithatë, provat nuk ishin të mjaftueshme për ta dënuar, përcjell albinfo.ch. Prandaj gjykata kishte ndjekur parimin “në rast dyshimi, për të akuzuarin”. Por, kosovari, nga ana tjetër, ka marrë gjobë me kusht për një vepër tjetër penale, për mashtrim të sigurimeve sociale.
Prokurori kishte kërkuar 16 vjet burgim për gruan për tentativë vrasje. Për burrin ai kishte kërkuar katër vjet burgim për përdhunim dhe sulm seksual. Po ashtu prokurori ka kërkuar që gruaja të dëbohet nga vendi për 15 vjet dhe burri për 10 vjet. Nga ana tjetër, avokatët kanë kërkuar lirim për të dytë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Austri
-
Katër liqene të bukura, tek të cilat mund të shkoni lehtësisht nga Vjena me transport publik Pranvera është këtu dhe vera është rrugës. Është koha e përsosur e vitit për të vizituar...
-
Sa vite duhet të punoni në Austri që të keni të drejtën e pensionit?
-
Austrian Airlines arrin marrëveshje pagash me punëtorët për të shmangur grevat e reja
-
Katër gjëra që duhet të dini para se të regjistroni fëmijën tuaj në një kopsht fëmijësh në Vjenë
-
A mund të marr përfitime papunësie në Austri nëse jam i vetëpunësuar?