Lajme
Gjykatat në Zvicër, më shumë liri për të ndëshkuar shkelësit e trafikut
Parlamenti ka vendosur të heqë dënimet minimale me burg për shpejtësinë e tepërt në rrugët zvicerane, transmeton albinfo.ch.
Sipas rregulloreve aktuale në fuqi që nga viti 2013, shkelësit e dënuar janë përballur me të paktën një dënim prej 12 muajsh.
Senati ndoqi të martën Dhomën e Përfaqësuesve duke rënë dakord në parim për një reformë të kodit të trafikut, duke përfshirë përgjysmimin në 12 muaj të pezullimit të patentës së shoferit për shkelësit.
Të dy dhomat e Parlamentit dolën gjithashtu kundër një plani të qeverisë për t’i bërë të detyrueshme helmetat e biçikletave për fëmijët mbi 12 vjeç për të zvogëluar numrin e lëndimeve në kokë.
Mbështetësit e lehtësimit të sanksioneve automatike kundër shkelësve të trafikut argumentuan se gjyqtarëve duhet t’u jepet më shumë liri për t’u marrë me shkelësit.
Megjithatë, kundërshtarët veçanërisht në të majtën politike, thanë se ulja e pragut mund të çojë në vendime më të buta.
Projektligji tani do të kthehet në Dhomën e Përfaqësuesve për debat të mëtejshëm mbi pyetjet e hapura, veçanërisht parkimin e biçikletave në zonat e këmbësorëve.
Si pjesë e një rishikimi të kodit të trafikut të vendit, qeveria synon gjithashtu të reduktojë emetimet e gazeve serrë nga trafiku rrugor, të rrisë sigurinë rrugore dhe të promovojë teknologjitë e gjelbra, transmeton tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Problemi i drogës po rritet në Vjenë Gjithnjë e më shumë njerëz në Vjenë po kërkojnë ndihmë për shkak të problemeve me drogën,... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë













