Lajme
Gjykata Evropiane: Spanja, fajtore për ndotje të lartë
Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi sot se Spanja lejoi nivelet e ndotjes së dioksidit të azotit (NO2) të tejkalojnë sistematikisht standardet e BE-së në Madrid dhe Barcelonë midis viteve 2010 dhe 2018.
Gjykata deklaroi se nivelet e dëmshme të NO2 i kaluan kufijtë në zonat ku jetojnë 7.3 milionë njerëz, pra në dy qytetet më të mëdha spanjolle dhe një zonë industriale pranë Barcelonës, raporton Reuters.
“Që nga viti 2010, Spanja nuk ka miratuar masa që do të siguronin që niveli i ndotjes të mos i kalojë standardet evropiane ose të reduktohet në kohën më të shkurtër të mundshme”, thuhet në vendim.
Reuters raporton se nuk është bërë e ditur se çfarë lloj dënimi mund të përcaktohet.
Kreu i Departamentit të Mbrojtjes së Mjedisit të Barcelonës, Janet Sanz, tha se qyteti ishte i përqendruar në përmirësimin e transportit publik, çiklizmit dhe masave të tjera për të luftuar ndotjen, dhe i takon administratës qendrore dhe rajonale të bëjnë pjesën e tyre.
“Ne kemi qenë në rrugën e duhur për tre vjet, por nuk do të ndalemi këtu”, tha ajo.
Agjencia kujton se në Madrid kjo temë është në qendër të konflikteve politike, ku kryebashkiaku José Martínez-Almeida akuzon administratën e mëparshme të qytetit se nuk po merret me ndotjen e ajrit, ndërsa opozita fajëson kryebashkiakun për anulimin e disa masave kundër ndotjes./Euronews
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











