Lajme
Luzern: Vetëm dënim me kusht për kosovarin që ka ngufatur gruan
Ai ka përfituar nga fakti se është treguar i penduar dhe se gruaja e tij ka tërhequr kallëzimin penal
Gjykata penale e Luzernit ka dënuar një bashkëshort 30-vjeçar për rrezikim të jetës. Në vitin 2019, gjatë një mosmarrëveshjeje, ai e kishte ngufatur gruan e tij aq shumë sa jeta e saj ishte në rrezik akut, ransmeton albinfo.ch. Për shkak të rrethanave lehtësuese, gjykata penale e ka vlerësuar si real dënimin me burg me kusht prej 15 muajsh.
Sipas gazetës “20 Minuten”, mes çiftit kishte ndodhur një mosmarrëveshje në vitin 2019. Fillimisht konflikti ishte verbal, por shpejt qe shndërruar në zënkë fizike. Gruaja është rrëzuar përtokë, me ç’rast burri e ka ngufatur (i ka shtrënguar qafën me duart e tij) për rreth dhjetë sekonda. Ai kishte shtypur fort venat në qafë gruas së tij dhe për këtë arsye jeta e saj ishte në rrezik akut.
Më pas gruaja ka denoncuar kosovarin në polici. Por vetëm një muaj më vonë ajo ka tërhequr kallëzimin penal me telefon, më vonë edhe me shkrim.
Ky nuk është një rast i izoluar në kantonin e Lucernit, transmeton albinfo.ch. Në më shumë se gjysmën e të gjitha rasteve të dhunës në familje, viktimat më vonë tërheqin kallëzimin penal, shkruan zentralplus.ch. Por, sulmet fizike dhe kërcënimet janë vepra penale që ndiqen sipas detyrës zyrtare. Për këtë arsye hetimi penal është pushuar pjesërisht me efekt juridik, por ka përfunduar në gjykatën penale në procedurë të shkurtuar.
Që atëherë çifti është pajtuar
Nisur nga rrethanat, gjykata e ka cilësuar aktin si “të moderuar”. Përveç tërheqjes së bashkëshortes, kishte edhe rrethana të tjera lehtësuese. Burri ka treguar pendimin e tij që në fillim dhe ka përfunduar me sukses një terapi të dhunër të përshkruar nga ekspert dhe e ka vazhduar tutje atë vullnetarisht, përcjell albinfo.ch. Dyshja gjithashtu janë pajtuar dhe që atëherë janë bërë prindër për herë të dytë.
Më në fund, burri u dënua me 15 muaj burg me kusht me dy vjet periudhë prove. Ai gjithashtu duhet të paguajë shpenzimet procedurale prej rreth 3,800 CHF. Aktgjykimi është përfundimtar.
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












