Kosova

Gjobitet udhëtarja në Aeroportin e Prishtinës pasi tentoi të udhëtonte me pasaportë të huaj

Një grua, shtetase e huaj ka tentuar të udhëtonte nga Prishtina për në Londër me një pasaportë të një personi tjetër.

Policia e Kosovës ka njoftuar se e njëjta është gjobitur.

“E dyshuara femër shtetase e huaj, ka tentuar që të udhëtoj nga aeroporti i Prishtinës për në Londër duke prezantuar pasaportën e huaj në emër të një personi tjetër. Pasi që e dyshuara ka bërë shkelje të ligjit për të huaj, të njëjtës i është shqiptuar një gjobë. E dyshuara  pas përfundimit të rastit ka kërkuar azil”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, përcjell albinfo.ch.