Muzikë
Gjithçka gati për “Alba Festival”, a jeni gati edhe ju?
Artisti më i rëndësishëm i alba Festival-it të këtij viti është Topic, një DJ me famë botërore nga Gjermania

Po afrohet Alba Festival 2025 me line-up-in më të fuqishëm ndonjëherë , festa mbarëshqiptare në zemër të Cyrihut
Nga 21 deri më 22 qershor 2025, në qendër të Cyrihut do të mbahet festivali më i madh i muzikës shqiptare në diasporë “Alba Festival”.
Për dy ditë me radhë, një numër i madh artistësh shqiptarë do të performojnë për të argëtuar mijëra të rinj nga Zvicra, Evropa dhe më gjerë.
Në një intervistë për albinfo.ch, organizatori Adem Morina theksoi se “këtë vit, planifikimi i festivalit ka qenë më i qetë dhe më i strukturuar se kurrë më parë”, duke shtuar se line-up-i i këtij edicioni është më i miri ndonjëherë.
Artisti më i rëndësishëm i alba Festival-it të këtij viti është Topic, një DJ me famë botërore nga Gjermania. DJ-i 33-vjeçar i muzikës Electronic Dance, i njohur për hitet ndërkombëtare si “Breaking Me” (me pothuajse 1 miliard dëgjime në Spotify) apo “Your Love” (mbi 500 milionë dëgjime në Spotify), jeton dhe prodhon muzikë në Dubai.
Pjesë e artistëve kryesorë janë edhe:
Adelina Ismaili, mbretëresha e pop-it shqiptar, ish-Miss Kosova dhe anëtare jurie në “Albanians got Talent”;
Azet, reperi gjerman me prejardhje shqiptare, anëtar themelues i grupit KMN dhe i njohur për performancat plot energji me hite si “Qa Bone”;
Gimi-O, një nga emrat më premtues të skenës shqiptare të trap-it;
Trim Ademi aka Capital T, superyll nga Kosova që e mori emrin artistik nga nofka “Trimush”;
Ukay, cloud-rapper i njohur për tingujt e tij melankolikë dhe të qetë.
Për tinguj më emocionalë do të kujdesen:
Alban Skenderaj, kantautor dhe ish-anëtar jurie në “The Voice of Albania”, i njohur për baladat “Dikur” dhe “Duart lart”;
Xhensila Myrtezaj, këngëtare që u bë e njohur përmes talent-show-it “Ethet e së premtes mbrëma”.
Përsëri në skenën e alba Festival-it ngjitet Ledri Vula, fitues i “My Music Hit of the Year Award” dhe një nga artistët më të dashur për publikun në Ballkan.
Moderatorja e festivalit është sërish influencerja e njohur Mimoza Lekaj (@mimoza).
Artistët që ndezin skenën në 2025
Line-Up 2025
E shtunë, 21 qershor 2025:
Adelina Ismaili, Capital T, DJ Flow, Fero, Geasy, Ledri Vula, Lumi B, Mozzik, PINT, Singullar dhe Ukay
E diel, 22 qershor:
Alban Skenderaj, Azet, Bruno / Klajdi / Miri / DJ Vicky, DJ Flow, Era Istrefi, Gimi-O, Topic dhe Ukay, Xhensila Myrtezaj dhe Yll Limani
Organizim dhe siguri në nivel të lartë
Festivali mbahet në adresën Militärstrasse 45, 8004 Zürich, në zonën e njohur si Kasernenareal, dhe është i hapur për pjesëmarrës mbi moshën 18 vjeç. Organizatorët kanë vendosur masa të qarta sigurie: nuk lejohen pije të sjella nga jashtë, çantat kontrollohen në hyrje dhe rekomandohet përdorimi i transportit publik për të arritur në vendin e ngjarjes.
Biletat janë të disponueshme online në faqen zyrtare: www.alba-festival.ch
Një traditë që vazhdon, përtej sfidave
Pas mungesave në vitet 2020 dhe 2021 për shkak të pandemisë, si dhe anulimit të edicionit të vitit 2023 për arsye organizative, Alba Festival u rikthye vitin e kaluar, duke sfiduar edhe reshjet e shiut. Megjithatë, të rinjtë nuk u ndalën së festuari në ritmet e muzikës shqiptare. Këtë vit pritet një atmosferë edhe më entuziaste dhe një pjesëmarrje rekord në zemër të Cyrihut, ku artistët më të njohur shqiptarë do të ngjiten në skenë për dy ditë me radhë..
Si do që të jetë “Alba Festival” është rikthyer fuqishëm në kalendarin kulturor të shqiptarëve në Zvicër dhe Evropë.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit21 Qershor 2025
- Ora14:00
- LokacioniMilitärstrasse 45, 8004 Zürich, në zonën e njohur si Kasernenareal
- Data e përfundimit22 Qershor 2025 - 23:00
Të ngjashme
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
I kërkuar nga drejtësia italiane, shqiptari arrestohet në një autobus turistik në Gjermani Sipas mediave të huaja, gjatë kontrollit, policia zbuloi se shqiptari ishte në kërkim nga autoritetet italiane. ...
-
Magjia e ngjyrave të shkrira në pikturat e saj ekspozohet në „Armaturen Flamatt“
-
Diamant Hysenaj ka shpallur kandidaturën për Kongresin Amerikan
-
Inxhinierja shqiptare diplomon në MIT, një tjetër histori suksesi nga Amerika
-
Përjetime të paharrueshme të nxënësve shqiptarë nga Zvicra në atdhe
Jeta në Austri
-
Austri: Këshilli Kombëtar prezanton klasa orientimi për fëmijët migrantë Këshilli Kombëtar i Austrisë ka miratuar futjen e klasave orientuese për fëmijët emigrantë të sapoardhur. Projektligji...
-
Fuqia punëtore e Austrisë do të tkurret për 24% deri në vitin 2060
-
Për herë të parë, fluturime direkte Prishtinë–Salzburg–Prishtinë
-
Udhëtim rekord me tren në Austri: Rreth 350 milionë pasagjerë në vitin 2024
-
Austri: Nga viti 2026, mbrojtje më e fortë për punonjësit ndaj të nxehtit ekstrem