Lajme
Gjiganti farmaceutik zviceran tregon kur do të jetë gati vaksina
Vazhdojnë kërkimet për të gjetur vaksinën ndaj korona virusit. Shumë shtete janë duke u shtyrë se, kush do ta zbulojë e para
Shumë shtete janë në garë për të zbuluar vaksinën ndaj koronavirusit. Parashikohet se do të duhet të presim për të gjetur vaksinën ndaj kësaj pandemie.
Sipas shefit ekzekutiv të gjigantit farmaceutik zviceran Roche, një vaksinë e koronavirusit me siguri nuk do të jetë e gatshme për përdorim para fundit të vitit 2021.
Shumë ekipe studiuesish në të gjithë botën po garojnë për të zhvilluar një vaksinë COVID-19, në mënyrë që të ndalin përhapjen e infeksioneve të koronavirusit, të ulin nivelin e vdekjeve dhe të lejojnë vendet të rihapin ekonomitë e tyre, përcjell albinfo.ch.
Sidoqoftë, Severin Schwan, shefi ekzekutiv i Roche, deklaroi që ai ishte skeptik që një vaksinë mund të testohet, prodhohet dhe shpërndahet gjerësisht brenda 12-18 muajve të ardhshëm.
“Kam frikë se skenari më i mundshëm është që ne nuk do të kemi vaksinë para fundit të vitit të ardhshëm”, është shprehur Schwan në një telefonatë konferencë me gazetarët, duke shtuar se afati kohor 18-mujor është “shumë ambicioz”.
Schwan shtoi se, testet e antitrupave, në vend se një vaksinë, do të ishin thelbësore për t’i lejuar njerëzit të kthehen në jetën normale para vitit 2021.
Testet e gjakut, të cilat Roche planifikojnë të fillojnë në treg në maj, do të përcaktojnë nëse dikush ka pasur sëmundjen e COVID-19.
E-Diaspora
-
Bizneset nga diaspora vizitojnë “Shtëpinë e Kosovës” Pas eventit të mbajtur dje në Prishtinë ku u bashkuan rreth 350 biznese nga diaspora dhe...
-
Shqiptari diplomon në Columbia University në Nju Jork
-
Bernë: Promovohet libri “Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën” me autor Nuhi Bytyçi
-
Tenori Ramë Lahaj në Toronto, me rastin e 25-vjetorit të ardhjes së refugjatëve nga Kosova në Kanada
-
Regjistrimi i popullsisë: Diaspora mund të regjistrohet online deri më 31 gusht
Jeta në Austri
-
A duhet të kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak të Austrisë personat me shtetësi të dyfishtë? Jo vetëm ata që kanë lindur me pasaportë austriake duhet të kryejnë shërbimin ushtarak. Nëse jeni...
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale?
-
Lajmet më të fundit të së enjtes në Austri
-
Qeveria austriake ndan edhe këtë vit bonus: Nga 145 -290 euro për secilin qytetar të saj