Fotolajmi
Gjermanishten po e mësojnë rreth 15 milionë njerëz në botë
Profesionistë grekë e kanë ëndërr një punë në Zvicër. Prandaj, tani mësojnë gjithnjë e më shumë gjermanishten për t’i rritur shanset e tyre për punë.
Sipas një studimi të Institutit Goethe, aktualisht në mbarë botën janë duke mësuar gjermanisht rreth 15 milionë njerëz. Në Evropë numri i atyre që mësojnë gjermanishten në periudhën 2010 -2015 është rritur me rreth 17 për qind – në 9.4 milionë. Më të prekurit nga ky trend janë vendet që kanë pësuar vitet e fundit nga kriza ekonomike, të tilla si Spanja apo Greqia.
Më 2010 ishin 156.000 grekë që kanë mësuar gjermanisht, ndërsa aktualisht janë 268.000. Bëhet fjalë për një rritje prej 71 për qind.
Kjo reflektohet edhe në shifrat e emigracionit: më 2010 ishin ende rreth 5500 grekë në Zvicër, ndërsa më 2013 kanë qenë rreth 8400.
Nuk janë grekët të vetmit që ëndërrojnë për një vend në Zvicër. Sipas Indeksit të Konkurrueshmërisë Globale Talent (GTCI), Zvicra është përpara Singaporit dhe Luksemburgut komb i preferuar në botë për profesionistë të kualifikuar. Arsyet janë mundësitë e zhvillimit dhe pagat e larta. Këto rrethana kanë ndikuar që grekët dhe evropianët të jenë motivuar që të mësojnë gjermanishten, thotë Alexander Salvisberg, ekspert i punës në Universitetin e Cyrihut.
Ai i referohet mungesës së kuadrove, veçanërisht në industrinë e IT-së dhe kujdesin shëndetësor. Një shikim në statistikat tregojnë se pikërisht në këta sektorë numri i grekëve vazhdimisht po rritet. Në vitin 2010 kanë punuar 37 mjekë grekë në Zvicër, kurse më 2104 janë 126.
E-Diaspora
-
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” Më 19 shtator 2026, në Bibliotekën Pestalozzi Hardau në Cyrih, do të mbahet përurimi i librit... -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj -
Gjermani
Dy motra nga Kosova, një histori suksesi ndërkombëtar në fushën e inxhinierisë në Gjermani -
Adrian Simnica përfaqëson rininë shqiptare në Parlamentin Evropian
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?











