Lajme
Gjermania konfiskon jahtin më të madh në botë në pronësi të oligarkut rus
Kap vlerën e 555 milionë euro-ve
Raportohet se jahti superluksoz i miliarderit rus, Alisher Usmano, u blloku në Gjermani, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se jahti “Dilbar” është i gjatë 156 metra, vlerësohet se kap vlerën e 555 milionë eurove, sipas revistës Forbes.
Tetorin e kaluar, ky jaht ishte ankoruar në Hamburg për t’u riparuar.
Për javë të tëra, dogana gjermane ka synuar që ta konfiskojë këtë jaht, por për shkak të paqartësive mbi pronësinë e tij, nuk kishte arritur të ndërmerrte veprime.
Policia federale gjermane la të kuptohet se ka pasur sukses “pas hetimeve të gjata, dhe pavarësisht nga fshehja përmes kompanive ‘offshore’, ka identifikuar pronaren e ‘Dilbar’, e që është Gulbakhor Ismailova, motra e Alisher Usmanovit”.
“Ky jaht luksoz tani është nën regjimin e sanksioneve dhe kështu që mund të konfiskohet në Hamburg”, shkroi policia në Twitter.
Miliarderi rus dhe motra e tij janë në listën e sanksioneve evropiane kundër oligarkëve rusë, por edhe familjarëve të tyre.
Usmanov, 68 vjeç, më 2021 ishte personi i gjashtë më i pasur në Mbretërinë e Bashkuar, sipas një liste të publikuar nga Sunday Times.
Ai dhe dhjetëra oligarkë rusë janë sanksionuar nga Perëndimi që kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
Të mërkurën, klubi anglez i futbollit, Everton, pezulloi marrëveshjet e sponsorizimit me disa kompani, në të cilat Usmanov ka aksione.
E-Diaspora
-
Rama njofton për programin e veçantë për emigrantët që duan të investojnë në Shqipëri Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi sot për një program të veçantë për të gjithë emigrantët...
-
400 mijë të regjistruar përmes platformës e-diaspora
-
Bizneset ekspozojnë produktet e tyre në “Panairi Lugina” në Zvicër
-
Arbëreshët, kjo rrënjë e fortë e Atdheut!
-
Shqiptari shpallet studenti më i mirë i policisë së Nju-Jorkut për 2024-ën
Jeta në Austri
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë Lukas Mandl falënderoi komunitetin shqiptarë në Austri që po e mbështesin gjatë këtij rrugëtimi në ...
-
Bildungskarenz: Çfarë duhet të dini për marrjen e fondeve shtetërore austriake për arsimim të mëtejshëm?
-
Muttertag: Si e feston Austria Ditën e Nënës?
-
Çfarë duhet të dini për supermarketet në Austri?
-
Çfarë lejohet të bëjnë fëmijët vetëm sipas ligjit austriak?