Lajme
Gjermania ka energjinë elektrike më të shtrenjtë në G20
Energjia elektrike në Gjermani është më shumë se dy herë më e shtrenjtë se mesatarja e G20
Sipas një analize të realizuar nga portali krahasues i çmimeve Verivox, Gjermania ka çmimet më të larta të energjisë elektrike midis vendeve të G20.
Një kilovat-orë në Gjermani kushton 35.6 centë. Italia vjen pas me 34.5 centë për kilovat-orë dhe në vazhdim, Britania e Madhe me 32.4 centë, transmeton albinfo.ch.
Mesatarja e çmimit të energfjisüe elektrike në vendet e G20, sipas Verivox, është 16.3 centë shkruan srf.ch duke ju referuar mediave gjermane. Kjo do të thotë që energjia elektrike në Gjermani është më shumë se dy herë më e shtrenjtë se mesatarja e G20.
Verivox përmend barrën e lartë të taksave dhe tatimeve si një arsye kryesore për këtë dallim të madh. Në Gjermani, mbi 60 për qind e çmimit të energjisë elektrike përbëhet nga taksat, tarifat dhe tarifat e rrjetit.
Shoqatat e biznesit kanë bërë thirrje për lehtësim prej kohësh.
E-Diaspora
-
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar Policia holandeze ka njoftuar se dy persona janë arrestuar dhe një zyrtar policor është lënduar lehtë... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri
Jeta në Austri
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së











