Fotolajmi
Gjermania ka dëbuar këtë vit dy herë më shumë refugjatë
Më shumë se 18 mijë azilkërkues deri në nëntor të këtij viti u dëbuan nga Gjermania në vendet e tyre, njofton Ministria gjermane e Punëve të Brendshme.
Siç njoftojnë mediat gjermane, deri në fund të vitit numri i të dëbuarve do të mund të rritet në rreth 20.000, që është dyfishi në krahasim me vitin e kaluar.
Në vitin 2014 Gjermania ishte kthyer rreth 10.000 azilkërkues që autoritetet gjermane vlerësuan se nuk kualifikohen për të marrë statusin e azilit në vend.
Numri më i madh i emigrantëve ekonomikë janë refuzuar nga Bavaria, gati tri herë më shumë se vitin e kaluar.
Një nga arsyet kryesore për rritjen e numrit të të dëbuarve është numri i madh i refugjatëve që erdhën nga Siria, Iraku dhe Avganistani, të cilët ndikuan që autoritetet federale gjermane të përshpejtojnë procedurat, me të cilat të ashtuquajturit azilkërkues të vendeve të sigurta nga Ballkani me procedurë të shkurtuar të kthehen në shtëpi.
Azilkërkuesit e refuzuar që kthehen vullnetarisht në shtëpitë e tyre kanë shans për të kërkuar sërish azil, ndërsa të dëbuarit e kanë të ndaluar hyrjen në Gjermani dhe BE për një periudhë të caktuar.
Në tetor të këtij viti parlamenti gjerman vendosi që përveç Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi, vende të sigurta të deklarojnë Kosovën, Shqipërinë dhe Bosnjën, nga të cilat qytetarët e tyre kanë shanse minimale për të marrë azil në Gjermani.
Në krye të listës së vendeve nga vijnë emigrantët ekonomikë janë Kosova dhe Shqipëria.
Të tjera nga Fotolajmi
E-Diaspora
-
Detaje nga rasti kur një shtetas nga Kosova vrau pronarin e biznesit në Dyseldorf Një vrasje me armë zjarri është regjistruar dje në qytetin e Dyseldorfit në Gjermani. Mësohet se...
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
Jeta në Austri
-
Katër liqene të bukura, tek të cilat mund të shkoni lehtësisht nga Vjena me transport publik Pranvera është këtu dhe vera është rrugës. Është koha e përsosur e vitit për të vizituar...
-
Sa vite duhet të punoni në Austri që të keni të drejtën e pensionit?
-
Austrian Airlines arrin marrëveshje pagash me punëtorët për të shmangur grevat e reja
-
Katër gjëra që duhet të dini para se të regjistroni fëmijën tuaj në një kopsht fëmijësh në Vjenë
-
A mund të marr përfitime papunësie në Austri nëse jam i vetëpunësuar?