Lajme
Gjermania do të blejë avionë luftarakë të prodhimit amerikan
Gjermania i ka dhënë dritën e gjelbër blerjes së dhjetëra avionëve luftarakë F-35, të prodhimit amerikan. Këto blerje do të jenë pjesë e rindërtimit të ushtrisë, proces që është nxitur nga pushtimi rus i Ukrainës, përcjell albinfo.ch.
Komiteti për buxhet i Parlamentit gjerman miratoi tetë projekte në vlerë të përgjithshme prej 13 miliardë eurosh, përfshirë edhe blerjen e avionëve luftarakë F-35, që është paraparë të kushtojnë 10 miliardë euro.
Për shkak të sfidave aktuale të sigurisë, përfshirë luftën e Rusisë kundër Ukrainës, bashkëpunimi i ngushtë në mes të aleatëve është më i rëndësishëm se kurrë, tha Ambasada amerikane në Berlin, pas vendimit të autoriteteve gjermane.
“Programi gjerman i avionëve F-35 do të sigurojë vazhdimin e angazhimeve të Gjermanisë dhe do të garantojë mbrojtje më të fortë të NATO-s në të ardhmen”, tha Ambasada amerikane.
Ambasadorja Amy Gutmann shkroi në Twitter se partneriteti i mbrojtjes mes SHBA-së dhe Gjermanisë kurrë nuk ka qenë më i fortë. Ajo tha se ky partneritet është shtyllë kyçe e partneritetit transatlantik të NATO-s.
Të 35 avionët luftarakë pritet të dorëzohen në Gjermani mes viteve 2026 dhe 2029, tha Ambasada amerikane.
Në mars, Berlini kishte njoftuar se dëshiron të blejë avionët amerikanë, për të zëvendësuar flotën e saj të Tornadove, që janë avionë më të vjetër. Por, Ministria e Mbrojtjes kishte ngritur shqetësime për këtë plan, duke paralajmëruar se mund të kishte “vonesa dhe kosto shtesë”.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se lufta në Ukrainë e ka shtyrë Gjermaninë që ta bëjë këtë investim, që është investimi më i madh në ushtri që nga themelimi i saj pas Luftës së Dytë Botërore.
Komiteti parlamentar për buxhet po ashtu miratoi edhe blerjen e pushkëve të reja dhe radio-sisteme.
Kancelari Scholz, disa ditë pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në shkurt, kishte njoftuar se do të ndante 100 miliardë euro fonde për rindërtimin e ushtrisë. Paratë për blerjen e avionëve amerikanë do të merren nga ky fond.
E-Diaspora
-
Kryeministri i Kosovës sërish me thirrje për qytetarët e Kosovës dhe ata në diasporë që të regjistrohen Derisa procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë ka hyrë në javën e fundit, kryeministri Albin...
-
ASK: Mbi 1.4 milionë qytetarë të regjistruar, mbi 400 mijë nga diaspora
-
Rama njofton për programin e veçantë për emigrantët që duan të investojnë në Shqipëri
-
400 mijë të regjistruar përmes platformës e-diaspora
-
Bizneset ekspozojnë produktet e tyre në “Panairi Lugina” në Zvicër
Jeta në Austri
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë? Plakja e popullsisë së Austrisë dhe mungesa e punonjësve të kujdesit shëndetësor janë ndër sfidat kryesore...
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë