Lajme
Gjermania dhe SHBA-ja nuk do të dërgojnë avionë luftarakë në Ukrainë
Biden thotë se SHBA-ja nuk do të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë
Presidenti amerikan, Joe Biden, deklarohet se Shtetet e Bashkuara nuk do të dërgojnë avionë luftarakë F-16 në Ukrainë, edhe pse presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se Franca nuk e përjashton dërgimin e tyre nëse plotësohen disa kushte, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë Biden u përgjigj “jo” në pyetjen e gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë nëse ai ishte në favor të dërgimit të tyre.
Nga ana tjetër, Macron u pyet më 30 janar në një konferencë të përbashkët shtypi në Hagë me kryeministrin holandez, Mark Rutte, nëse Franca po shqyrtonte dërgimin e avionëve luftarakë. “Asgjë nuk është e përjashtuar, por disa kushte duhet të plotësohen së pari”, tha ai, pa dhënë më shumë detaje.
Ukraina do të duhet të kërkojë zyrtarisht avionët, tha Macron, i cili pritet të takohet me ministrin ukrainas të Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, në Paris më 31 janar.
Rutte tha se Ukraina nuk kishte kërkuar zyrtarisht avionë luftarakë F-16 nga Holanda dhe aktualisht “nuk flitet për dërgimin e F-16 në Ukrainë. Nuk ka asnjë kërkesë”.
Ministri i Jashtëm holandez, Wopke Hoekstra, u tha ligjvënësve në fillim të këtij muaji se nuk kishte “asnjë tabu” për dërgimin e avionëve luftarakë.
Ndërkohë në Berlin, ambasadori ukrainas në Gjermani tha se Kievi nuk i kishte kërkuar ende Gjermanisë t’i furnizonte me avionë luftarakë, por vuri në dukje se sa të rëndësishëm do të ishin ata.
Avionët luftarakë janë pjesë e përpjekjeve të Ukrainës për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore dhe për t’u mbrojtur kundër raketave të lëshuara në qytetet dhe infrastrukturën e Ukrainës, tha Oleksiy Makeyev për transmetuesin Deutsche Welle.
Komentet e tij erdhën pasi kancelari gjerman, Olaf Scholz, përsëriti më 29 janar se Gjermania nuk do të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë.
Scholz u pajtua javën e kaluar për të dërguar 14 tanke Leopard 2 në Ukrainë dhe për të lejuar vendet e tjera evropiane të dërgonin të tyret, pas disa javësh debat intensiv dhe presion në rritje nga aleatët.
Pas këtij vendimi, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Pesckov, tha se vendimet e Perëndimit, përfshirë edhe dërgimin e tankeve, po krijojnë një situatë “shumë, shumë të tensionuar” të sigurisë në Evropë dhe për botën në përgjithësi.
Ukraina ka muaj që kërkon tanke luftarake, për të luftuar forcat ruse që e kanë nisur luftën në këtë shtet.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, beson se rreth 300 tanke do të ndihmonin në mposhtjen e Rusisë.
Polonia, Spanja, Finlanda, Holanda dhe Norvegjia dhe disa shtete të tjera pritet të dërgojnë tanket e tyre Leopard në Ukrainë.
E-Diaspora
-
Muhamed Mustafi, ylli shqiptar në St. Gallen Te skuadra zvicerane St. Gallen po rritet një talent i ri shqiptar, i cili aktualisht është...
-
Shqipëria, pjesë e paradës së karnavaleve në Berlin
-
Gazmend Zajmi, një ndër kolosët e pavarësisë
-
“Më të kërkuarat janë fanellat e Zvicrës dhe ato të Shqipërisë”
-
Prokuroria kërkon 18 vjet burgim për autorin e vrasjes së Shqiponja Isufit
Jeta në Austri
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale? Ngjarjet ekstreme të motit kanë shënuar pothuajse çdo muaj të vitit 2023 në Austri. Ekspertët thonë...
-
Lajmet më të fundit të së enjtes në Austri
-
Qeveria austriake ndan edhe këtë vit bonus: Nga 145 -290 euro për secilin qytetar të saj
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë?
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?