Lajme
Gjermania dëbon 6200 azilkërkues: Më së shumti, në Maqedoni dhe Shqipëri
Në disa raste, shpenzimet për fluturimet e dëbimit arrinin në mbi 100 mijë euro për një ose dy persona që ishin të detyruar të largoheshin nga vendi
Gjermania deporton 6200 azilkërkues në gjashtë muaj. Maqedonia e Veriut me 454 të dëbuar, Shqipëria me 402 dhe Gjeorgjia me 397 ishin vendet ku janë dëbuar më së shumti refugjatë që nuk kanë përmbushur kushtet për njohje të azilit.
Përveç kësaj, 1,826 azilkërkues u kthyen sipas Rregullores së Dublinit, transmeton albinfo.ch. Këta u dërguan në vende të tjera të BE-së.
Qeveria Federale ka paguar gjithsej 580,000 euro për “mini fluturimet çarter” gjë që kritikohet nga Partia e Majtë.
Në gjysmën e parë të vitit 2022, autoritetet deportuan 6,198 të huaj të cilëve iu kërkua të largoheshin nga Gjermania, shkruan dpa.de. Qeveria federale ka dhënë këtë njoftim, e pyetur nga Grupi Parlamentar i Partisë së Majtë në Bundestag.
Sipas përgjigjes, autoritetet kanë dëbuar gjithsej 35 persona në njëmbëdhjetë “mini fluturime çarter” gjatë gjashtë muajve, disa prej tyre drejt vendeve të tjera të BE-së. Fluturimet me maksimum katër të huaj të cilëve u kërkohet të largohen nga vendi quhen mini-çarter. Kostoja e fluturimeve të tilla në periudhën janar-qershor ishte gjithsej 580,000 euro për shtetin. Riatdhesimet e tjera nuk përfshihen në këto kosto.
Për krahasim: Në vitin 2020 në tërësi, Qeveria Federale kishte organizuar 21 mini-fluturime çarter për 39 azilkërkues të refuzuar, përcjell albinfo.ch. Në raste individuale, shpenzimet për këto fluturime deportimi arrinin në mbi 100 mijë euro për një ose dy persona që ishin të detyruar të largoheshin nga vendi.
Grupi Parlamentar i Majtë ka kritikuar praktikën e mini-fluturimeve çarter: “Është e habitshme se çfarë burimesh janë të gatshme të përdorin qeveria federale dhe ato të landeve, për t’i larguar njerëzit nga vendi,” thotë zëdhënësja e të majtës, përgjegjëse për refugjatët, Clara Bünger.
Ministria Federale e Brendshme ka bërë të ditur për mediat gjermane se marrëveshja e koalicionit parashikon një “ofensivë riatdhesimi për të zbatuar në mënyrë më të vazhdueshme detyrimin për t’u larguar nga vendi”.
Sipas kësaj, parashikohen rregullore për të lehtësuar identifikimin e kriminelëve dhe personave të rrezikshëm. Aktualisht janë duke u shqyrtuar ndryshime të mëtejshme në ligj.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare Blenard Azizaj bashkë me Marina Abramović në një nga ngjarjet më të rëndësishme të artit bashkëkohor... -
Baleti Kombëtar i Kosovës me turne në Amerikën Latine, ndalet në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari i dënuar për vrasje në Shqipëri -
Kosovë
Bullakaj pas takimit me Kurtin: Diaspora në Zvicër motor i zhvillimit për Kosovën -
Suedi
Albin Pllashniku, shembull suksesi i diasporës në Suedi
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit












