Lajme
Gjermania, Austria dhe Zvicra, në mesin e shteteve me pasaportat më të fuqishme në botë
Henley & Partners me bazë në Londër ka mbledhur dhe analizuar të dhënat e ofruara nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) për të renditur pasaportat më të fuqishme në botë, shkruan albinfo.ch.
Indeksi i tij i fundit tremujor i pasaportave Henley ka Japoninë dhe Singaporin në krye të listës, duke i lejuar ata mbajtës të pasaportave të hyjnë në 192 destinacione në mbarë botën pa viza. Kjo është 166 më shumë se Afganistani, i cili mban vendin e fundit në indeks.
Më poshtë në top 10, renditja është pothuajse e pandryshuar. Koreja e Jugut dhe Gjermania vijojnë në vendin e dytë me akses pa viza në 190 destinacione dhe Finlanda, Italia, Luksemburgu dhe Spanja janë të gjitha së bashku në vendin e tretë me një rezultat prej 189 vendeve.
Pasaportat e Mbretërisë së Bashkuar dhe të SHBA-së kanë rifituar një pjesë të fuqisë së tyre pasi ranë në vendin e 7-të të barabartë (me rezultatin 185) vitin e kaluar. Të dy vendet tani ngjiten në vendin e 6-të, me një rezultat pa viza/viza në mbërritje prej 186, shkruan tutje albinfo.ch.
Pasaportat më të fuqishme:
Japoni, Singapor (192)
Gjermania, Koreja e Jugut (190)
Finlandë, Itali, Luksemburg, Spanjë (189)
Holanda, Austri, Danimarkë, Francë, Suedi (188)
Irlandë, Portugali (187)
Belgjika, Zelanda e Re, Norvegjia, Zvicra, MB, SHBA (186)
Australi, Kanada, Çeki, Greqi, Maltë (185)
Hungari, Poloni (183)
Lituani, Sllovaki (182)
Estonia, Letonia, Sllovenia (181)
Pasaportat më pak të fuqishme:
Afganistan (26)
Irak (28)
Siria (29)
Pakistani (31)
Jemeni (33)
Somali (34)
Territori Palestinez, Nepal (37)
Koreja e Veriut (39)
Libi, Kosovë, Bangladesh (40)
Sudan, Sri Lanka, Liban (41)
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













