Kosova
Gjermani: Njihuni me detajet e kompleksit sportiv të kuqezinjve
Para pak dite Shqipëria mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria tashmë ka prenotuar akomodiminin në SportCentrum Kaiserau. Ky kompleks sportiv është ndërtuar në zonën lindore të Ruhrit dhe ka qenë gjithmonë shtëpia e atletikës dhe futbollit westfalian. SportCentrum Kaiserau ka ekzistuar në formën e tij të tanishme që nga viti 2006, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se deri atëherë, terreni kishte kaluar disa faza zhvillimi, duke filluar në vitin 1949 me zhvendosjen e Shoqatës së Futbollit të Westphalia nga Hamm në atë që atëherë ishte Shtëpia e Rinisë Kaiserau, në Kamen. Vetëm një vit më vonë, shoqata ishte pronare e sipërfaqes prej 4.5 hektarësh.
Në vitin 1952 u bë inaugurimi i shkollës sportive. Në atë kohë kishin përfunduar zgjerimet e para, konviktet ishin shndërruar në dhoma më të vogla dhe zyra u vendos në një zonë të re.
Nga vitet 1990 u krijuan gjimnaze të ndryshme për basketboll, atletikl, futboll dhe sporte të tjera. Terreni tani përfshin gjithashtu tri fusha me bar (njëra me një pistë moderne sintetike vrapimi), dy fusha me terren artificial dhe një shumëllojshmëri pajisjesh, nga dhomat e masazhit deri te lavanderia.
Në ndryshim të vazhdueshëm
Nën Presidentin Hermann Korfmacher, i cili u zgjodh në vitin 2001, filloi planifikimi për zgjerimin e shkollës së mëparshme sportive. Në maj 2006 u përurua SportCentrum Kaiserau, që deri në qershor 2018 mbante me emrin SportCentrum Kamen-Kaiserau.
Përveç Shkollës Sportive, aty ndodhet edhe SportHotel dhe SportCongressCenter. Hoteli, i projektuar si një shtëpi atletësh, ofron gjithsej 48 dhoma në një nivel të lartë.
E ftuara e parë e shquar ishte kombëtarja spanjolle e futbollit në qershor 2006, e cila qëndroi në Kaiserau gjatë Kupës së Botës në Gjermani.
Falë vendndodhjes relativisht qendrore brenda Westfalisë me lidhje të shkëlqyera transporti në kryqëzimin Kamener Kreuz (me autostrada 1 dhe 2 në drejtimet veri/jug dhe lindje/perëndim respektivisht) dhe falë stacionit hekurudhor në Kamen-Methler, i cili është vetëm dhjetë minuta në këmbë larg, SportCentrum mund të arrihet shpejt dhe lehtë.
E-Diaspora
-
Madrid: 12 veçarja shqiptare në prag të përfaqësimit të Shqipërisë “Junior Fest Albania 2024” përfundoi në shtator në Tiranë me kurorëzimin e Nikol Çabelit fituese të...
-
Kurti e Gërvalla takohen me mërgimtarët në Gjermani
-
Frankfurt: Piktori shqiptar hap ekspozitën e artit pamor me titull “Art Open Call”
-
Nju-Jork: Shqiptarja shpallet “Miss Liberty 2025”
-
Arti diplomatik i Shuk Oranit: Një iniciativë kulturore me strategji ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
A mund të udhëtoni jashtë vendit ose të takoni miq kur jeni në pushim mjekësor në Austri? Nëse jeni me pushim mjekësor me pagesë në Austri, çfarë mund të bëni në të vërtetë?...
-
Si mund të shihni një kometë ‘një herë në jetë’ në qiellin mbi Austri këtë fundjavë
-
Austria, vendi më miqësor në Evropë, thonë turistët
-
Aeroportet në Austri renditen ndër më të mirat për uljet me avion privat
-
Obeziteti i kushton Austrisë 2.4 miliardë euro në vit