Lajme
Gjermani: Mësuesit dhe kujdestarët pritet të kenë prioritet në vaksinim
Pas vendimit të disa landeve që të rihapin në fillim të javës shkollat dhe kopshtet e fëmijëve, arsimtarët dhe kujdestarët pritet të kenë prioritet në vaksinim kundër Corona-19.
Në Gjermani numri i infektimeve javore nuk po bie, megjithatë dhjetë lande federale kanë vendosur të rihapin në fillim të javës shkollat dhe qendrat ditore të kujdesjes për fëmijët.
Për këtë arsye, mësuesit dhe kujdestarët me shumë gjasa do të marrin një ofertë më të shpejtë vaksinimi kundër Covid-19. Ky plan mbështetet si nga ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, edhe nga ministrja federale e Arsimit, Anja Karliczek, si dhe qeveritë e disa landeve.
“Të dyja këto grupe profesionesh kryejnë detyra që kanë një rëndësi të madhe për gjithë shoqërinë tonë, prandaj duhet të kenë përparësi të dukshme në radhën e vaksinimeve”, tha ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn.
Në fillim të kësaj jave pritet të merren vendimi përfundimtar në lidhje me vaksinimin prioritar të mësuesve dhe të kujdestarëve krahas personelit mjekësor. /DW
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bruksel
19-vjeçari shqiptar pyet në Bruksel: Si tolerohet Serbia pas glorifikimit të Mlladiqit? Murat Avdyli, asamblist në Bad Homburg të Gjermanisë, ka ngritur në Bruksel çështjen e glorifikimit të... -
Ramë Dardania merr pjesë në festivalin ndërkombëtar të artit, në Kotor -
Mbi 8 vjet burg për 23-vjeçarin nga Kosova në Danimarkë, ja për çfarë u dënua -
Dy shtetas të Kosovës arrestohen në Gjermani pas vjedhjes në një farmaci -
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












