Lajme
Gjermani, arrestohet një 32-vjeçar i dyshuar për përgatitjen e sulmeve terroriste
Raportohet se policia gjermane dhe prokurorët dyshojnë se një shtetas iranian ka përgatitur një “sulm të motivuar nga islamizmi” duke përdorur ricinë dhe cianid. Nuk është vendosur ende nëse ai do të mbahet në arrest, përcjell albinfo.ch.
Një burrë 32-vjeçar është arrestuar nga policia në landin Renania Veriore-Vestfalia, pasi dyshohet se kishte përgatitur një “sulm të motivuar nga islamizmi”, bëri të ditur sot në mëngjes (08. 01. 2023) policia dhe prokurorët gjermanë, në një deklaratë të përbashkët.
Burri, i identifikuar si një iranian, “dyshohej se kishte përgatitur një akt të rëndë dhune që rrezikon shtetin me përdorimin e planifikuar të lëndës së rrezikshme cianid dhe ricinë për të kryer një sulm të motivuar nga islamizmi”. Ricina është një armë biologjike shumë toksike. Arresimi dhe bastisjet nga njësitë speciale janë kryer gjatë natës së kaluar dhe sot në mëngjes.
Bastisja dhe kërkimet e lëndëve të rrezikshme
Sipas një njoftimi për shtyp të lëshuar nga policia e Münsterit, policia e Recklinghausen dhe prokuroria e Düsseldorfit, një banesë në qytetin Castrop-Rauxel në rajonin e Ruhrit u kontrollua për “substanca toksike”. Një zonë rreth vendbanimit të të dyshuarit u rrethua ndërsa policia dhe punëtorët e shërbimeve të shpëtimit ishin në vendin e ngjarjes. Agjencia e lajmeve Deutsche Presse-Agentur (dpa) raportoi se shumë punonjës të urgjencës mbanin kostume mbrojtëse ndërsa ishin vendosur atje, për shkak të rrezikut nga lëndët toksike.
Hetuesit deklaruan: “Kërkimi shërben për të gjetur toksina përkatëse dhe prova të tjera”. Ata bënë të ditur se gjatë operacionit është arrestuar edhe një person tjetër, i cili është dërguar në mbajtje. Ende nuk është vendosur nëse 32-vjeçari do të çohet para gjykatës dhe do të mbahet nën arrest./ DW
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












