Lajme
Gjenevë: Homazhe dhe një Marsh për Drejtësi, në Ditën e të Zhdukurve
Shoqata Kulturore Dora d’Istria në bashkëpunim me LSHB fton palët e interesuara të marrin pjesë në përkujtimet e 30 gushtit 2025
Për çdo vit, më 30 gusht, bashkësia ndërkombëtare mobilizohet për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjes me Dhunë, e njohur gjithashtu si Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur. Kjo ditë synon të tërheqë vëmendjen mbi fatin tragjik të atyre që janë rrëmbyer në rrethana të dhunshme, shpesh pa i njoftuar familjarët ose përfaqësuesit e tyre ligjorë për vendndodhjen ose fatin e tyre.
Që nga viti 2007, Koalicioni Ndërkombëtar kundër Zhdukjeve me Dhunë (ICAED), një rrjet global që bashkon organizata të familjarëve të të zhdukurve dhe OJQ, punon pandërprerë për ta bërë të njohur këtë ditë, për të organizuar fushata ndërgjegjësuese dhe për të promovuar ratifikimin universal të Konventës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Gjithë Personave kundër Zhdukjeve me Dhunë.
Në këtë kuadër, Shoqata Kulturore Dora d’Istria, e angazhuar në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe në ruajtjen e kujtesës kolektive, në bashkëpunim me Lidhjen Shqiptare në Botë fton të gjitha palët e interesuara të marrin pjesë në përkujtimet e 30 gushtit 2025. Shoqata organizon rregullisht veprimtari kulturore dhe edukative për të ndërgjegjësuar publikun mbi shkeljet e të drejtave themelore.
Këtë vit, në bashkëpunim me disa partnerë institucionalë, shoqërorë dhe komunitarë, përfshirë Komisionin e Shiritave të Bardhë të Bosnjë-Hercegovinës, organizata nga Argjentina, Ukraina, si dhe Klubin për UNESCO-n, të Lozanës, shoqatën Yaffa dhe të tjerë, Dora d’Istria koordinon një seri iniciativash përkujtimore.
Në të njëjtën ditë, më 30 gusht, organizohet edhe në Bruksel një marsh për drejtësi, me të njejtën moto, si ajo në Gjenevë. Është fjala për një iniciativë të grave migrante shqiptare në Evropë.
Kjo ditë ka një domethënie të veçantë për popullin shqiptar, i cili mban ende plagët e zhdukjeve me dhunë të kryera nga regjimi i Slobodan Millosheviçit gjatë luftës në Kosovë (1998–1999). Ajo përbën një mundësi për të dëgjuar zërin e familjeve të pikëlluara, për të nderuar viktimat dhe për të riafirmuar kërkesën për drejtësi.
Kujtimi i të zhdukurve mbetet thellësisht i ngulitur në memorien kolektive. Dhe, për fat të keq, këto krime vazhdojnë ende edhe sot, veçanërisht në Ukrainë, Palestinë dhe në vende të tjera të përfshira në luftë apo konflikte, ku fëmijë dhe civilë të të gjitha moshave vazhdojnë të bëhen viktima të rrëmbimeve.
Shoqata Kulturore Dora d’Istria dhe LSHB bëjnë thirrje për mobilizim solidar dhe për një angazhim të ripërtërirë për t’i dhënë fund kësaj shkeljeje të rëndë të të drejtave të njeriut, kudo që ndodh në botë.
Rreth Shoqatës Kulturore Dora d’Istria
Shoqata Kulturore Dora d’Istria është një organizatë me seli në Gjenevë, e angazhuar në promovimin e të drejtave të njeriut, kulturës dhe kujtesës historike të popujve. Përmes veprimtarive të saj, shoqata synon të krijojë ura mes komuniteteve, të ndërgjegjësojë për shkeljet e të drejtave themelore dhe të promovojë drejtësinë, solidaritetin dhe paqen.
Partnerët
- Komisioni i Shiritave të Bardhë të Bosnje-Hercegovinës
- Shoqata Nunca Mas -Argentine
- Grupim nga Ukraina
- Klubi për UNESCO-n e Lozanës
- Shoqata Yaffa
- Ansambli “Vatra”
- Shoqata Kulturore “Ilirët”
- Shoqata “Vitia”
- Shoqata Rapsodët
- albinfo.ch (partner mediatik)
Programi i ngjarjes për dy ditë (30 & 31 gusht 2025)
E shtunë, 30 gusht 2025 :
- – Marsh për drejtësi
- – Fjalime nga autoritetet
- – Ekspozitë me fotografi të viktimave
- – Performancë artistike
- – Homazh për të zhdukurit
- – Aperitiv, i shoqëruar nga një grup muzikor
E diel, 31 gusht 2025 :
- – Hapja e ekspozitës kolektive
- – Dëshmi nga familjarët e të zhdukurve
- – Tryezë e rrumbullakët
- – Mbyllja e ngjarjes
Kontakti për media
Shoqata Kulturore Evropiane Dora d’Istria
Gjenevë
Kontakti: +41 79 607 46 74
Sponzor medial: albinfo.ch
Për më shumë informata, në dokumentet në vijim:
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit30 Gusht 2025
- Ora13:00
- LokacioniGjenevë
- Data e përfundimit31 Gusht 2025 - 14:00
E-Diaspora
-
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë Ambasadori Faruk Ajeti: Lidhja mes dy vendeve është shumë më tepër se një udhëtim drejt vendlindjes.... -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij -
Londër
Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani -
Kishte ardhur nga Italia për pushime, sot i jepet lamtumira e fundit -
Kasami: Diaspora është partner strategjik për zhvillimin e Tetovës
Jeta në Austri
-
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor Një e katërta e fëmijëve të vendosur në klasat speciale mbështetëse të gjuhës gjermane në Austri... -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave -
11-vjeçari Triumf Lupçi shkëlqen në arenën ndërkombëtare të pianos, ftohet të performojë në Mozarthaus të Vjenës













