E-Diaspora
Gjatë fundjavës së kaluar, 26 persona arritën në Francë
Gjatë të shtunës së kaluar, më 23 qershor të këtij viti, në Saint-Lo të Francës kanë arritur 26 emigrantë shqiptarë. Kryebashkiaku i La Manche, Jean-Marc Sabathé ka paralajmëron kolektivin për kundër efekt për veprimin e tyre.
Ata janë 18 të rritur dhe 8 të mitur shqiptarë që kanë arritur në Saint Lo (Manche) në të njëjtën fundjavë, të shtunën më 23 dhe e diel, më 24 qershor 2018. Aktualisht, ata janë të shpërndarë në të gjithë qytetin: disa janë në kopshtin e tempullit protestant, të tjerët në një lëndinë që ndodhet pas qendrës “Nelson Mandela” në Dollée, të fundit përreth stacionit.
“Këto familje nuk janë të njohura”, tha Jean-Marc Sabathé, duke evokuar ekzistencën e rrjeteve të “dhunuesve” të cilët e kanë keqpërdorur mikpritjen e Saint Lo si një qytet mikpritës. Përveç admirimit për veprimin e shoqatave që ndihmojnë migrantët, kryebashkiaku ka paralajmëruar edhe anën tjetër të medaljes. “Pritja e kolektiveve është lojë e trafikantëve”, ka spjeguar ai në mënyrë të qartë, me keqardhje që energjia e tyre nuk është shpenzuar për të ndihmuar refugjatët që janë larguar për të mbijetuar.
“Nuk është një shërbim për emigrantët që t’i lejojnë ata të besojnë se do të jenë të mirëpritur”, ka këmbëngulur kryebashkiaku. Meqenëse emigrimi shqiptar është shpesh ekonomik, aplikimi i tyre për azil nuk ka gjasa të ketë sukses, shkruan “La Manche Libre”, përcjell Albinfo.ch. Vetëm 15 për qind e shqiptarëve që vijnë në sportelin e Caen (Calvados) marrin azilin e tyre, kundrejt 84 për qind të afganëve. Në të vërtetë, që nga viti 2015, Shqipëria është në listën e vendeve “të sigurta”, të përcaktuara nga Zyra Franceze për Mbrojtjen e Refugjatëve dhe Personave pa Shtetësi (OFPRA), kriteret e të cilit janë “të parimeve të lirisë, demokracisë, sundimit të ligjit, si dhe të drejtat e njeriut dhe liritë themelore “.
Nga 26 shqiptarët që kanë ardhur kohët e fundit, 14 janë thirrur tashmë në një intervistë në sportelin në Caen. Tre prej tyre nuk u shfaqën fare. Të tjerët, gajtë javës së ardhshme do të jenë në Caen. Me origjinë nga një vend “i sigurt”, parashtresat e tyre do të shqyrtohen me një procedurë të përshpejtuar, dmth. nën ja afat prej maksimum dy javësh. Ata që refuzohen, do të kthehen në vendin e tyre.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta












