Lajme
Gazetarja që ishte duke raportuar live nga Gaza: O Zot, më duhet të largohem
Ndërsa Sayed u përpoq të shqiptonte fjalinë e saj të radhës, predhat goditën ndërtesën duke prodhuar një tingull të fortë.
Gazetarja e Al Jazeera, Youmna Al Sayed, raportoi drejtpërdrejt nga një çati në Gaza kur një sulm ajror izraelit shkatërroi një ndërtesë 14-katëshe përballë saj.
Disa momente para sulmit, gazetari tha se disa raketa paralajmëruese sapo ishin shkrepur dhe se prishja e të gjithë kullës tani duhet të fillojë.
“Kjo ndërtesë ka 14 kate, është një nga ndërtesat më të mëdha dhe më të vjetra në Rripin e Gazës dhe kryesisht strehon zyra mediatike”, shtoi ajo.
Ndërsa Sayed u përpoq të shqiptonte fjalinë e saj të radhës, predhat goditën ndërtesën, duke prodhuar një tingull të fortë.
Menjëherë pas zhurmës, kolegu i saj në studio e pyeti nëse kishte dëgjuar predha dhe ajo bërtiti, “Oh, Zot. Po, po, po, unë duhet të zbres”, dhe ajo iku.
Sulmi ishte pjesë e një përshkallëzimi të dhunës midis Izraelit dhe Palestinës, më e keqja që nga lufta e vitit 2014 në Gaza. Të enjten, trupat izraelite ishin vendosur në kufirin e Gazës, dhe militantët palestinezë sulmuan me raketa Izraelin.
Të paktën 83 njerëz janë vrarë në Gaza që nga përshkallëzimi i konfliktit të hënën. Në sulmet e fundit të raketave palestineze, një raketë goditi një ndërtesë afër Tel Aviv, duke plagosur pesë izraelitë. Deri më tani, shtatë njerëz janë vrarë në Izrael gjatë konfliktit.
E-Diaspora
-
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri Autoritetet lëshuan ndalime hyrjeje në Austri kundër të dy personave. Për të siguruar pjesëmarrjen e tyre... -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë














