Lajme
Gazetarët e “Sputnikut” të Putinit, me mision në Kosovë
Nenad Zoric, gazetar që deri vonë ka punuar në agjencinë e lajmeve të Rusisë “Sputnik” në Beograd, tashmë është angazhuar direkt në Kosovë
“Vendi i ri” i punës me zanatin e vjetër i Zoricit është portali serb nga Zveçani: KOSOVO-ONLINE.COM, i cili po e mbështet Listën Serbe në këto zgjedhje.
KOSOVO-ONLINE.COM është regjistruar edhe në Kosovë, edhe në Serbi. Madje, te impresumi i redaksisë, së pari e jep Serbinë, përkatësisht numrin e librit të amzës (21486272), e pastaj edhe atë të Kosovës (811336173).
Megjithatë, përbërja e redaksisë së këtij portali të mbështetur nga Qeveria e Serbisë flet për praninë e gazetarëve që ndjekin vijat ruse të propagandës.
Sipas studimeve të “The European Centre of Excellence for Countering Hybrid Threats”, thuhet se “Fushatat propaganduese të Rusisë gjithmonë janë drejtuar aq sa brenda vendit, aq edhe jashtë, të cilat janë më të suksesshme. Rusia ka blerë media tradicionale. Gazetat e sponsorizuara nga shteti, të tilla si ‘Russia Today’ dhe ‘Sputnik’, botojnë lajme botërore dhe vendase nga këndvështrimi i sponsorit të tyre të shtetit dhe shërbejnë si një platformë për idetë dhe preferencat e shtetit”.
Edhe gazetarë serbë nga Kosova shfaqin shqetësimin se Rusia përmes Qeverisë së Beogradit po ushtron hapur ndikimin rus në Kosovë.
“Përndryshe në Serbi, të gjitha mediat proqeveritare janë më proruse se vetë mediat tradicionale ruse”, ka thënë në kushte anonimiteti një gazetar i njohur serb nga Graçanica.
“Tashmë jemi në fushatë dhe Lista Serbe i kërkon gazetarët më besnikë që t’i sjellë në Kosovë. Janë dhënë para të majme për ta ndihmuar Listën në media”, ka thënë ai.
Përveç vet Listës Serbe, e cila që në shtator të vitit 2017 kishte nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në Moskë me “Rusinë e Bashkuar”, tash tregut medial në Kosovë i është shtuar edhe një media që duket se në hije e ka dorën ruse, e ajo është KOSOVO-ONLINE.COM.
Kujtojmë se tabloidët ditorë në Serbi si “Informer”, çdo ditë shpifin lajme për Kosovën, amerikanët dhe aleatët perëndimorë.
Përveç Nenad Zoricit, i cili ka qenë një nga gazetarët më të zëshëm të “Sputnikut” kundër Kosovës dhe veçmas amerikanëve, në KOSOVO-ONLINE.COM, madje në krye është Zoran Culafic, i njohur për miqësinë me rusët në Kosovë.
Culafic, që ka qenë edhe redaktor përgjegjës në RTK2, dikur ka qenë punonjës i UNMIK-ut, tashmë çerdhe e rusëve si diplomatë, ashtu edhe spiunë, shkruan rtklive, përcjell albinfo.ch.
Kujtojmë se në RTK2 dikur kanë punuar edhe Milica Stojanovic – motra e kryetari të Listës Serbe, përkatësisht Bratislav Stojanovicit, i cili ka qenë edhe zëvendëskryeministër, pastaj Zhelko Tvrdisic, i cili gjithashtu është edhe njëri nga redaktorët e KOSOVO-ONLINE.COM.
E-Diaspora
-
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje Zadi Balassi është udhëheqës projektesh në ndërtim të lartë dhe të ulët pranë Qytetit të Cyrihut.... -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën”
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve














