Kosova
Gazeta gjermane: Kosova, në konflikt me Amerikën
Emisari i SHBAsë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, nuk e ka pritur mirë vendimin e kryeministrtit të Kosovës, Albin Kurtit, për ta hequr vetëm pjesërisht taksën ndaj Serbisë. Grenell me një reagim të ashër në llogarinë e tij në Twitter ka thënë se Albin Kurti po bën një gabim serioz.
Një përplasje e tillë s’ka kaluar pa u vërejtur edhe nga llupa e mediave më prestigjoze botërore.
Në një artikull të gazetës gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, të shkruar nga një prej gazetarëve më me nam të Gjermanisë, Michel Martens, thuhet se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duket se po shkon drejt një konflikti të hapur më presidentin e SHBA-së, Donald Trump, duke qenë se nuk po i bindet Washingtonit për ta hequr menjëherë taksën pa kushte shtesë.
Një veprim i tillë kundërshtues të Kurtit, FAZ po e sheh si të paprecedent, duke kujtuar faktin se Kosova është çliruar dhe se ka fituar pavarësinë falë SHBA-së.
“Kjo nuk është parë asnjëherë më parë, sepse të gjithë kosovarët e dinë që Kosova u çlirua nga sundimi i Beogradit në vitin 1999 si pasojë e bombardimeve të NATO-s dhe shpallja e pavarësisë e vitit 2008 ka ndodhur kryesisht për shkak të Shteteve të Bashkuara”, thuhet në shkrim, transmeton Gazeta Express.
Tutje gazeta shkruan se s’ka ndodhur asnjëherë që një qeveri ta kundërshtojë hapur Washingtonin. Por sipas FAZ, ajo që ka bërë Kurti kur ka prezantuar planin e tij 7 pikësh për pezullim të përkohshëm të taksës është kundërshtim i SHBA-së për heqje të menjëhershme të taksës pa kushte shtesë, shkruan gazetaexpress, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës Filmi i parë artistik i Fisnik Maxville, “The Land Within”, tregon historinë e një kosovari të...
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
“Kino Kosova”: Një realitet filmik i shikuar nga perspektiva femërore
Jeta në Austri
-
Cila është vaksina e rriqrave në Austri dhe a duhet ta merrni atë? Me rritjen e temperaturave dhe fillimin e sezonit të rriqrave, cila është vaksina e Austrisë ndaj...
-
Si të mos ‘përplaseni’ nga një tren austriak i mbipopulluar?
-
Çfarë më lejohet të bëj në ballkonin tim në Austri?
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?