Maqedonia
Gafur Memeti shpallet fituesi i shpërblimit të OM në Maqedoni
Besoj se shteti i Maqedonisë duhet të angazhohet maksimalisht për të marrë masa racionale për përmirësimin e kushteve arsimore për studentët dhe mjekët e ri, tha ai në një prononcim për albinfo.ch.
Fituesi i shpërblimit më të madh të Odës së Mjekëve në Republikën e Maqedonisë këtë vit shkon për doktor Gafur Memeti, i cili punon si kirurg në spitalin “Ferid Murati” të Gostivarit. Ky është titulli i parë që fitohet nga një mjek shqiptar, që prej kur është themeluar Oda e Mjekëve në Maqedoni, përpara 26 vjetësh.
“Unë ndjehem tepër i gëzuar për fitimin e këtij çmimi të madh dhe për këtë do doja të falenderoja përzemërsisht angazhimin shumë të madh të doktorëve tjerë si Ylber Ademi, Xhabir Bajremi, Ylber Besimi, Kastriot Haxhirexha, Nevzat Elezi dhe Jakup Jakupin,” tha Memeti në një prononcim për albinfo.ch.
Pas ceremonisë, mirënjohje dhe respekt për çmimin e arritur ka shprehur edhe kryetari i degës së OM në Gostivar, Ylber Ademi.
”Ne emer te gjithe mjekeve, doktorit i dëshirojmë shëndet dhe suksese në të ardhmen”, shprehet Ademi.
Në pyetjen e albinfo.ch, sesi e sheh doktor Memeti largimin e shumë mjekëve nga Maqedonia drejt Perëndimit, ai përgjigjet:
“Ky lloj rreziku është dominant për fat të keq jo vetëm në Maqedoni, por edhe në vendet tjera të rajonit. Besoj se shteti i Maqedonisë duhet të angazhohet maksimalisht për të marrë masa racionale për përmirësimin e kushteve arsimore për studentët dhe mjekët e ri.”
E-Diaspora
-
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë Një shqiponjë në qafë nuk e bën dikë më pak të integruar. Ashtu si një gol... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet












