Lajme
Gaboni rihap kufijtë
Tre ditë pas grushtit të shtetit në Gabonin e Afrikës Qendrore, kufijtë e vendit janë hapur sërish. Zëdhënësi i Komitetit për Tranzicionin dhe Restaurimin Institucional, i themeluar nga ushtria, koloneli Ulrich Manfoumbi Manfoumbi, tha në televizionin shtetëror se kufijtë tokësorë, detarë dhe ajrorë u hapën përsëri “në fuqi menjëherë”. Hapi u ndërmor për respekt për shtetin e së drejtës dhe për të mbajtur marrëdhënie të mira “me vendet fqinje dhe të gjitha vendet e botës”, raporton DW, përcjell albinfo.ch.
Ora policore, e cila ka qenë në fuqi mes orës 18:00 dhe 6 të mëngjesit (me orën lokale) që nga grushti i shtetit, nuk u hoq. Megjithatë, udhëtarët janë të përjashtuar nga kjo, tha zëdhënësi. Ata lejohen të lëvizin lirshëm në vend me paraqitjen e dokumenteve të udhëtimit.
“Masa e përkohshme”
Sundimtari i ri ushtarak, gjenerali Brice Oligui Nguema, njoftoi në televizionin shtetëror se pezullimi i të gjitha institucioneve shtetërore ishte një masë e përkohshme. “Ka të bëjë me riorganizimin e tyre për t’i bërë më demokratike,” thotë Nguema.
Ish-kreu i Gardës Presidenciale nuk ka dhënë asnjë hap konkret apo një orar për zgjedhjet e reja.
Ushtria përmbysi presidentin Ali Bongo Ondimba të mërkurën, shpërndau të gjitha institucionet shtetërore, vendosi një shtetrrethim dhe njoftoi mbylljen e kufijve. Si justifikim, ushtarët folën për një “krizë të rëndë institucionale, politike, ekonomike dhe sociale” në vend. Ata akuzuan Bongon për “qeverisje të papërgjegjshme”, korrupsion dhe mashtrim zgjedhor. Sipas rezultateve zyrtare, kreu i shtetit sapo ishte rizgjedhur për një mandat të tretë dhe opozita u ankua se votimi nuk ishte i lirë dhe i drejtë.
Të hënën, Nguema do të betohet si “president i përkohshëm” përpara gjykatës kushtetuese të vendit. Ai është kushëri i të rrëzuarit Bongo, i cili është sëmurë rëndë që nga një goditje në tru në vitin 2019 dhe aktualisht ndodhet në arrest shtëpiak. Familja Bongo ka dominuar politikën në Gabon që nga pavarësia nga Franca në vitin 1960; ajo është akuzuar prej kohësh për korrupsion. Pavarësisht rezervave të pasura të naftës në vend, rreth 2.3 milionë banorë të Gabonit jetojnë kryesisht në varfëri.
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasadori Ermal Dredha dorëzon Letrat Kredenciale te Guy Parmelin Ambasadori Ermal Dredha dorëzon Letrat Kredenciale te Presidenti zviceran Guy Parmelin... -
Rromir Imami: Kur portreti kthehet në narrativë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Fribourg -
Një mbrëmje me Florian Vlashin në Londër – Arti si kujtesë, udhëtim dhe shërbim -
Prezantohet në Lozanë libri “Për ata që s’u kthyen” -
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit












