Lajme
G7, me projekte alternative kundrejt Kinës
Si kundërpeshë ndaj Kinës, shtetet e G7-ës ranë dakord në samitin e tyre në Cornwall për një iniciativë globale për projekte infrastrukturore.
Temat ekonomike dhe ato të politikës së jashtme dominuan ditën e dytë të samitit të G7-ës, që po zhvillohet në Cornwall, Angli. Të shtunën shtetet e G7-ës ranë në ujdi për krijimin e një iniciative globale infrastrukturore si kundërpeshë ndaj Kinës. Krerët e shtatë shteteve dhe qeverive të vendeve lidere të industrializuara vendosën të shtunën që vendeve të varfra t’u ofrojnë partneritete „të orientuar nga vlerat, cilësore dhe transparente”, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë.
“Nuk bëhet fjalë të dalësh kundër Kinës ose të matesh me Kinën, por të krijosh një vizion pozitiv alternativ për botën”, tha një përfaqësues i Shtëpisë së Bardhë.
Plani infrastrukturor përballë Rrugës së re të Mëndafshit
Plani infrastrukturor për vendet e varfra dhe ato në zhvillim u vendos me iniciativë të presidentit amerikan, Joe Biden. Ai synon të jetë një kundërpershë ndaj „Rrugës së re të Mëndashit”, të cilin Pekini po e nxit me zgjerimin e infrastrukturës së transportit, atë tregtare dhe industriale. Një sërë vendesh, sidomos SHBA e shohin me sy kritik rritjen e vazhdueshme të influencës së Kinës dhe e akuzojnë Republikën Popullore të Kinës, se i përdor projektet e këtij programi, si mënyrë për të rritur influencën e saj gjeopolitike.
Sipas një përfaqësuesi amerikan, presidenti Joe Biden kërkon më shumë distancim nga Kina dhe krahas planit infrastrukturor global kërkon edhe një pozicionim kundër punës së detyruar të pakicës uigure ne Kinë.
Si mësim nga kriza e Coronës vendet e G7-ës duan të jenë të përgatitura me një paketë për shëndetin. Organizata të ndryshme humanitare akuzojnë shtetet e G7-ës se masat e tyre në luftë kundër pandemisë nuk mjaftojnë.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë













