Sport
Fytyra e zezë e futbollit të Evropës Lindore
Në prag të Euro 2012, FIFPro boton një raport skandaloz për praktikat ndaj lojtarëve në Evropën Lindore
Një muaj para Euro 2012 në Poloni dhe në Ukrainë, një raport 180- faqesh i sapobotuar nga Sindikata Ndërkombëtare e Futbollistëve Profesionalë (FIFPro) e bazuar në Holandë denoncon praktikat ekzistuese në futboll dhe ndaj futbollistëve, raporton e përditshmja zvicerane „Le Temps“. 3357 futbollistë profesionistë nga dymbëdhjetë vende (Bullgari, Kroaci, Çeki, Greqi, Hungari, Kazakstan, Mal të Zi, Poloni, Serbi, Slloveni dhe Ukrainë) iu janë përgjigjur, disa në formë të hapur, disa në mënyrë anonime, pyetjeve të Task force e themeluar për këtë qëllim nga FIFPro. Nga hulumtimi del se 41.5% nga ata, pa dallim kombësie, nuk e marrin rrogën me kohë dhe nganjëherë duhet të presin nga 3 muaj deri në 1 vjet. 11.7 % e pjesëmarrësve kanë thënë se kanë pësuar dhunë nga udhëheqësit e tyre ose nga ithtarët e klubeve ku ata luajnë dhe 9.6% kanë deklaruar se kanë vuajtur nga diskriminimi racial. Ndër format e dhunës përmendet po ashtu edhe trysnia nga organizata kriminale për ta manipuluar rezultatin e lojës: «Një numër i madh i tyre nuk guxojnë të flasin, sepse kanë drojë për karrierën e tyre ose për jetën e tyre», ka deklaruar Theo van Seggelen, sekretar gjeneral i FIFPro. Disa lojtarë nga Ballkani, sikurse për shembull kroati Mario Cizmek, apo serbi Dragisa Pejovic, kanë thënë se janë gjetur në një situatë të mjerueshme materiale shkaku i trysnive të tilla. Rusia përmendet si një vend ku praktika e lojërava të trafikuara është e lartë, kurse më 2018 atje mbahet Mundiali i futbollit. Raportin në fjalë mund ta ngarkoni në faqen zyrtare të FIFPro: www.fifpro.org
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten












