Lajme
Fyerje ndaj shqiptarëve në tekstet shkollore në Maqedoni të Veriut
Përkundër premtimeve të shumta nga drejtues të Ministrisë së Arsimit e që pas 2002 kanë qenë shqiptarë, për përmirësimin e gabimeve skandaloze në shumë tekste shkollore, libri i Gjeografisë i botuar në vitin 2002 vazhdon të ribotohet me të njëjtën përmbajtje
Nxënësit shqiptarë akoma mësojnë nga libra me përmbajtje që nxisin urrejtjen. Bëhet fjalë për librin e Gjeografisë së vitit të II-të ku thuhet se shqiptarët kanë qenë maqedonas dhe se me pranimin e fesë islame janë shqiptarizuar. Reagon koalicioni ASH-AAA, kërkojnë përgjegjësi nga ministrat e BDI-së që kanë lejuar këtë përbuzje.
“Prej shqiptarëve të Maqedonisë ekzistojnë fise që e llogarisin veten si autokton, kryesisht ato janë popullsi maqedone që gjatë periudhës së sundimit turk e kanë pranuar fenë islame dhe gradualisht janë shqiptarizuar. Midis tyre ka edhe nga ndonjë fis që e ka prejardhjen turke, rome ose çerkeze”, thuhet në librin e Gjeografisë, transmeton Alsat M, përcjell Albinfo.ch.
Kjo është vetëm një pjesë e një teksti të librit të Gjeografisë që mësojnë nxënësit në vitin e dytë të shkollës së mesme.
Përkundër premtimeve të shumta nga drejtues të Ministrisë së Arsimit e që pas 2002 kanë qenë shqiptarë, për përmirësimin e gabimeve skandaloze në shumë tekste shkollore, libri i Gjeografisë i botuar në vitin 2002 e që mban autorët Dragan Vasileski, Bllagoja Markoski, Nikolla Panov, Nikolla Dimitrov e Gjorgji Pavllovski vazhdon të ribotohet me të njëjtën përmbajtje.
Fatmir Amiti profesor në gjimnazin Zef Lush Marku thotë se nxënësve u shpjegon se ky tekst është tendencioz.
Muaj më parë ministrja e Arsimit Carovska premtoi ndryshime sistemore në përgatitjen e materialeve mësimore nga muaji mars i këtij viti. ALSAT drejtoi pyetje deri në këtë ministri mbi atë se deri ku është përpilimi i metodologjisë së re, megjithatë deri më tani pa përgjigje konkrete.
“Me heqjen e disa librave nga përdorimi nuk do të kryejmë punë. Punë do të kryejmë vetëm derisa kemi koncept të ri të materialeve didaktike, në metodologji në të cilën do të marrin pjesë njerëz të cilët me të vërtetë do t’i shohin të gjitha aspektet e jetesës në shoqëri dhe nuk do jenë të fokusuar vetëm në temën e tyre. Librat në vendin tonë janë në nivel të ulët dhe këtë të gjithë ne e dimë. Që të kemi sistem gjithëpërfshirës i cili do të ofrojë libra kualitativ duhet të bëhet zgjidhje e re ligjore dhe metodologji e re për vërtetimin e përmbajtjeve shkollore dhe materiale mësimore didaktike, kjo mund të arrihet vetëm me qasje sistemore”, deklaroi Mila Carovska, ministre e Arsimit dhe Shkencës ( 29.10.2020).
Koalicioni ASH-AAA përmes një komunikate reagoi ashpër ndaj heshtjes së institucioneve për këtë çështje. Sipas tyre kjo përbuzje Institucionale është bërë me dijeninë dhe përgjegjësi të ministrave të BDI-së, që ndër vite kanë lejuar një denigrim të tillë ndaj shqiptarëve nga institucionet shtetërore. Ky koalicion kërkon ndryshimi dhe plotësimi i ligjit për librat shkollorë:
– Konceptimi i librave shkollorë për nxënësit shqiptarë të realizohet nga autorë shqiptarë
– Konkursi për librat e rinj të ketë formën ku do të pranohen minimum dy libra më të mirë nga dy gjuhët, që pastaj të mund të gërshetohen temat nga komisioni multietnik për cilësi më të mirë të librit.
Koncepti i librave shkollorë për nxënësit shqiptarë të realizohet nga autor shqiptarë si dhe konkursi për librat e rinj të ketë formën ku do të pranohen së paku dy libra më të mirë nga dy gjuhët me qëllim që të mund të gërshetohen temat nga komisioni multietnik për cilësi më të mirë të librit.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve











