Futboll
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra
Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u shpall edhe lojtare e ndeshjes
Skuadra e Modesta Ukës, ka fituar kupën e Austrisë për gra. Në finalen e 50-të ekipi vjenez “Austria Wien” triumfoi me meritë ndaj Red-Bull Salzburg, me rezultat 1-0 të enjten pasdite. Goli i fitores u shënua nga Katharina Schiechtl me një gjuajtje me kokë pas një gjuajtje nga këndi. Ky titull është i pari në historinë e ekipit të “Austria Wien” për gra.
Ndeshje u përcoll me një numër rekord shikuesish, mbi 4,600 njerëz ishin mbledhur në stadiumin “Sport Club” në Vjenë.
Pavarësisht që nuk shënoi gol, futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u shpall edhe lojtare e ndeshjes. Pas ndeshjes, Modesta shihet në njërën nga fotografitë duke formuar shqiponjën me duar, me çka ka dashtë të tregoi lidhjen e saj me prejardhjen nga vjen.
Modesta Uka është njëra nga futbollistet më të mira që ka Kosova dhe ajo me plot sukses po luan edhe në Austri.
E lindur në qytetin e Vitisë në Kosovë, Modesta nisi të luaj futboll në moshë të re, por gjatë qëndrimi 14 vjeçar në Kosovë nuk ishte aktivizuar në asnjë klub futbolli.
Në vitin 2014 Modesta vazhdoi jetën në Austri së bashku me familjen e saj.
Që nga ajo kohë ajo është aktivizuar me skuadrën austriake të futbollit “Sturm Graz” ku menjëherë u bë yll i ekipit. Vitin e kaluar, 27 vjeçarja shqiptare u transferua në ekipin e Vjenës “Austria Wien” me të cilët ka kontratë deri në vitin 2027.
Modesta dhe ekipi i saj përveç fitores së kupës së Austrisë, ato janë në garë edhe për titullin kampion të Austrisë.
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve
















