Lajme
Fushata 1 muaj pa alkool, rekomandohet si sfidë
Gjithnjë e më shumë njerëzit po reflektojnë për rolin që luan alkooli në jetën e tyre.
“Tetori esëll!”. Kjo është fushata që kërkon të motivojë këdo në sfidën për të qëndruar pa alkool.
Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve e klasifikon konsumimin e një ose dy pijeve alkoolike në ditë, si pirje të moderuar. Në të dhënat e grumbulluara, rezulton që dy të tretat e konsumuesve e kapërcejnë këtë cak, të paktën një herë në muaj. Gjatë pandemisë, ky fenomen u thellua edhe më shumë dhe u vu re se njerëzit po konsumonin mesatarisht deri në 4-5 pije në ditë.
Nëse vërtet duam një jetë të shëndetshme, alkooli duhet shmangur plotësisht. Edhe pirja e moderuar dhe e rrallë, gjatë një fundjave, mund të ketë ndikime sociale, emocionale dhe psikologjike, shmruan cnn, përcjell Albinfo.ch.
Sfida njëmujore
Ju mund të mendoni se nuk keni nevojë të ndaloni pirjen e alkoolit, pasi nuk jeni të varur apo nuk keni probleme shëndetësore për shkak të tij. Megjithatë, një muaj detoks, nuk është një ide aspak e keqe. Në vend të alkoolit, ju mund të mblidheni me shoqërinë tuaj dhe të konsumoni pije të ndryshme freskuese joalkoolike apo çajra.
Nga ana tjetër, individët që konsumojnë alkool rregullisht, i shmangen kësaj sfide me mendimin se një muaj nuk do të shërbente për asgjë. Mirëpo, ndonëse një periudhë e shkurtër, ka dëshmi se trupi reagon. Te shumë persona është vënë re se mungesa e alkoolit ka përmirësuar cilësinë e gjumit, gjendjen emocionale, të ngrënit etj.
Si mund t’ia dilni në këtë sfidë?
– Së pari, ekspertët rekomandojnë të filloni sfidën me një pije më pak se zakonisht. Në vend të një gote vere apo birre, ju mund të pini një koktej me sasi të vogël alkooli, derisa ta ndaloni plotësisht.
– Së dyti, informohuni sa më shumë për efektet që shkakton alkooli në trupin e njeriut. Ndoshta kjo mund të ulë dëshirën për të pirë.
– Së treti, duke shmangur alkoolin, ju mund t’i jepni vetes kohë për t’u marrë me aktivitete të tjera frytdhënëse. P.sh. në vend që të uleni për të pirë, ju mund të kaloni një orë në palestër, të lexoni një libër apo të dilni në shëtitje.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe Edicioni i dytë i manifestimit u mbajt nga 18 deri më 20 shtator, me aktivitete kushtuar... -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj -
Shtatë futbollistët shqiptarë që po zhvillohen në strukturat e Bayern Munich -
“Biblioteka Shqip” në Toskanë, libra dygjuhësh për fëmijët shqiptarë -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës
Jeta në Austri
-
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital Vinjetat fizike për vitin 2026 janë të fundit. Shoferët duhet t’i kushtojnë vëmendje edhe vlefshmërisë së... -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së












