Kalendari
Ftesë për koncert bamirësie “Humanitar”
Koncerti humanitar ka për qëllim bamirësinë si thesar i veçantë për nevoja të veçanta me këtë rast.
Zonjëa, BEHIDE HASANAJ, humaniste e njohur, kërkon përkrahje, me i ndihmuar motrat tona, të cilat rrisin jetima, me shumë vështërsi, pa mjete materiale, kujdesen për shkollimin dhe edukimin e tyre, në mungesë të prindërve të tyre që u pushkatuan nga pushtuesit barabar serb mbi 200 meshkuj gjatë luftës së fundit në KRUSHË TË MADHE. Deri më tani mbi 500 jetima, qëndruan në trojet dhe shtëpit e tyre, dhe me vështërsi shkollohen disa dhe studijon, andaj kërkohet ndihmë nga kurbetqaret, pasi kjo ka munguar dhe mungon në vend. Kjo ndihmë organizohet për të rritur hapësiren e Kooperativës Bujqësore “KRUSHA” për të punësuar gart pa burra, dhe për të mundësuar rritjen dhe shkollimin e fëmijëve të tyre jetima, me punën dhe fitimin e tyre.
Këngëtari i mirënjohur z. ASTRIT MULAJ, e përkrah z. BEHIDE, i cili me këngët e tija të zgjedhura do t`i kënaq, pjesëmarrësit në Koncertin Humanitar dhe SHKA »MËRGIMI » nga Lozana me programin e saj të pasur artistik në mënyrë vullnetare poashtu marrin pjesë me programin e zgjedhur e ndihmojnë falas, për ndihmën e cekur sipër.
Lexoni me kujdesë dhe përmbajuni kërkesës së organizatorit:
-
Koncerti me programin e përzgjedhu me këngë dhe muzikë nga këngëtarët–et pjesëmarrës do të filloj në ora 13-30.
-
Të interesuarat-it, për të siguruar hyrjen duhet të lajmërohen deri më datën 18 -03-2016 më së voni, për të siguruar vendin për të përcjellur programin kulturo-artistik.
-
Të pa lajmëruarat-it, deri me datën e caktuar nga organizatori, s`kanë vend dhe mundësi me hy brenda.
-
Hyrja kushton 30 Fr. Të gjitha mjetet e grumbulluara shkojnë për ndihmën e cekur sipër.
-
Pjesëmarrësit në Koncert do të ken mundësi të marrin të dhëna të hollësishme lidhur qëllimin e ndihmave pasi që do jet e pranishme përfaqësuesja e Grave nga Krusha e Madhe dhe drejtoresha e KB“ KRUSHA.
-
Adresa ku duhet lajmëruar për sigurimin e Fletëhyrjes-(biletës) deri më datën 18 -03-2016 është: Z.Behide Hasanaj Tel: 076 27 90 50
E-maili: [email protected]
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit20 Mars 2016
- Ora13:30
- LokacioniLangendorf-Solothurn
- Data e përfundimit9 Nëntor 2016 - 0:00
Të tjera nga Kalendari
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














