Kosova
FSK-së i shtohen 302 ushtarë të rinj
Në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj sot u mbajt ceremonia e betimit dhe certifikimit për 302 ushtarët e rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të gjeneratës 01-2023.
Në këtë ceremoni morën pjesë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, zv.ministri Shemsi Syla, zv.komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, drejtori i DIS-it, gjeneralmajor Gëzim Hazrolli, komandanti i KDS-së, gjeneral brigade Jeton Dreshaj, komandanti i KFT-së, gjeneral brigade Hysen Dreshaj, ushtarakë ndërkombëtarë, si dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, oficerë të lartë të FSK-së, drejtues komunalë dhe familjarë të ushtarëve të rinj, thuhet në njoftim.
“Duke qenë se pak kohë më parë kam lënë uniformën për të pranuar detyrën e ministrit të Mbrojtjes, uniformë të cilën e mbajta veshur për vite me radhë, marr të drejtën që juve rekrutë të djeshëm e ushtarë të sotëm t’ ju flas për peshën e uniformës, e cila para se të jetë simbol i ushtrisë tonë, është identitet e trashëgimi e brezave të tërë që kontribuan dhe sakrifikuan për lirinë e Kosovës. Pesha e uniformës që mbani sot veshur është shumë e rëndë, sepse shumë të rënda e të vështira ishin vitet kur Ademi dhe Hamza, Zahiri dhe Luani, Agim Ramadani dhe mijëra dëshmorë të tjerë sfidonin vdekjen duke përqafuar luftën për jetë dhe liri. Sot të rreshtuar para nesh, para familjarëve tuaj dhe popullit tonë, ju po ruani një gjë shumë të vlefshme e të rëndësishme, vazhdimësinë, vazhdimësinë e qëndresës, vazhdimësinë e shpirtit luftarak dhe të ndjenjës së mrekullueshme të shërbimit ndaj atdheut”, u shpreh ministri Maqedonci, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve Ekspozita u organizua në Universitetin Duisburg-Essen nga Konsullata e Kosovës në Dyseldorf dhe IKKL, në kuadër... -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI”
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri













