Kosova
FSK, në përgatitje për ushtrimet “Defender Europe 23”
Para fillimit të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe 23” Forca e Sigurisë së Kosovës, e cila do të jetë e rreshtuar krah ushtrive të tjera, ka nisur përgatitjet.
Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë para komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ministrit të Mbrojtjes, Armed Mehaj, është realizuar Prova e Konceptit të Ushtrimit (ROC DRILL) për ushtrimin fushor “Defender Europe 23”.
“Gjeneral Jashari ka përgëzuar oficerët dhe nënoficerët për punën dhe përkushtimin e tyre, gjithashtu ka falënderuar partnerët për mbështetjen që i kanë dhënë këtij ushtrimi në të gjitha fazat që nga planifikimi e deri në këtë fazë, ai ka theksuar rendësinë e këtij ushtrimi të shkallës së gjerë të udhëhequr nga Ushtria Amerikane për Evropë, duke na krijuar mundësi që të jemi të ndërveprueshëm me partnerët tanë në operacione të përbashkëta. Ministri i Mbrojtjes gjithashtu theksoi se keni mbështetjen time të pakursyer për realizimin sa me më sukses, këtë ia kam shprehur edhe komandantit Jashari që në fazat e hershme të planifikimit”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027










