Lajme
Fshati që jeton pa rrymë

Në një kohë ku e gjithë bota është futur në një krizë energjetike, për shkak të çmimeve të larta, një fshat i lashtë në Amerikën Qendrore është më pak i prekur nga ky shqetësim.
Santa Cruz, një vendbanim i hershëm i fiseve Maja, shtrihet në një luginë të vogël mes maleve të thepisura në Belize. Në këtë fshat banorët e paktë në numër jetojnë ende në banesa me çati kashte dhe merren me kultivimin e misrit, patates dhe kakaos. Kjo është një mënyrë jetese që ka mbetur e pandryshuar për shekuj me radhë. Ky komunitet jeton në harmoni të plotë me natyrën, duke qëndruar larg çdo zhvillimi teknologjik.
“Ne jetojmë me tokën, diellin, shiun”, thotë Jose Mes, një nga drejtuesit e komunitetit të Santa Cruz, për cnn. Ai shpjegon se ka qenë dëshirë e vetë banorëve për të jetuar si të parët e tyre, por është ndikuar edhe nga kushtet e vështira. Fshati shtrihet shumë larg rrjetit kombëtar të energjisë elektrike, duke e bërë të vështirë dhe të kushtueshëm elektrifikimin e kësaj zone.
“Jeta jonë në këtë fshat është e izoluar nga pjesa tjetër e botës. Na është dashur të luftojmë fort për të mbrojtur tokën, shtëpitë tona dhe traditat tona të lashta, por kjo po bëhet gjithnjë e më e vështirë, pasi bota po ndryshon me shpejtësi”.
Së fundmi, fshati po sheh një rritje të turizmit nga vizitorë të shumtë që vijnë për të parë gjurmët e fiseve Maja. Kjo pa dyshim po u jep vendasve më shumë të ardhura, mirëpo nga ana tjetër, ata po përpiqen të jenë të kujdesshëm që turizmi të jetë i kontrolluar. Qeveria po tenton të zhvillojë infrastrukturën, të ndërtojë hotele, si dhe shumë shërbime të tjera për vizitorët. Megjithatë, kjo nuk po i pëlqen aspak komunitetit vendas, madje ata janë të shqetësuar, pasi mendojnë se këto zhvillime mund të rrezikojnë trashëgiminë e tyre, të ruajtur me aq fanatizëm deri më sot.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor