Lajme
Frutat që të shëndoshin, cilat kanë më shumë kalori?
Frutat i bëjnë shumë mirë organizmit dhe shëndetit.
Kjo vështirë të mohohet apo të kundërshtohet. Frutat përmbajnë shumë minerale, vitamina, antioksidantë dhe fibra.
Kjo pasuri vlerash është arsyeja përse shkencëtarët insistojnë se rritja e konsumit të frutave dhe perimeve mund të përgjysmojë rrezikun e vdekjes së parakohshme nga sëmundjet kronike.
Ndaj ju duhet të hani shumë fruta, ama nëse po përpiqeni të humbni në peshë, ngrënia e panumërt e frutave do të ketë një efekt negativ.
E vërteta është se frutat përmbajnë kalori dhe sheqerna natyralë, ndaj nuk duhet të konsumoni më shumë se dy racione në ditë.
Frutat mund t’i konsumoni në vend të ëmbëlsirave ose për të shuar nepsin për sheqer, thonë ekspertët.
Sipas tyre, njerëzit nuk duhet të kenë frikë nga frutat, por thjesht të përkujdesen për racionet.
Frutat, si avokado, arra e kokosit, frutat e thata dhe lëngjet e frutave kanë kalori.
Frutat e pyllit përmbajnë shumë pak kalori dhe fibër, duke ju mbajtur të ngopur për shumë kohë.
Më poshtë do të gjeni nga AgroWeb.org listën e plotë të frutave që shoqërohen me shumë kalori, pavarësisht vlerave ushqimore.
Avokado
Një avokado e vetme përmban 322 kalori.
Megjithatë ky frut është shumë i mirë për zemrën, sepse përmban yndyrna mono të pangopura.
Një avokado përmban 30 gramë nga këto yndyrna.
Rrjedhimisht ju këshillojmë të hani gjysëm avokadoje në ditë.
Përpos yndyrnave, avokado përmban edhe fibër që është shumë e mirë për tretjen.
Fiqtë
Pesë fiq të vegjël përmbajnë 150 kalori
Fiqtë janë shumë të ëmbël dhe një kokërr përmban 7 gram sheqer.
Megjithatë, bashkë me sheqerin përfitoni vitaminën K dhe manganin.
Hurmat e Arabisë
100 gramë me hurma Arabie përmbajnë 277 kalori.
30 gramë hurma ofrojnë 25 gramë sheqerna natyralë.
Megjithatë mos u shqetësoni sepse hurmat e Arabisë janë një burim shumë i mirë fibre.
Arra e kokosit
Një filxhan me grimca të arrës së kokosit përmban 466 kalori.
Ky frut tropikal përmban yndyrna të mira që ju ngopin.
Rrushi i thatë
Një filxhan me rrush të thatë përmban 429 kalori.
Këto fruta janë në vetvete një burim i përqendruar sheqeri.
Një filxhan me rrush të freskët përmban 62 kalori, ndaj zgjidhja është e juaja.
Bananja
Një banane e madhe përmban 121 kalori.
Bananet ofrojnë shumë ushqyes të mirë e të dobishëm për zemrën, siç është kaliumi dhe vitamina C.
Ndaj ju këshillojmë që të konsumoni banane të vogla për më pak kalori.
Kumbullat e thata
Një filxhan me kumbulla të thata përmban 418 kalori.
Kumbullat e thata, ashtu si edhe rrushi i thatë, përmbajnë sasi të larta sheqeri dhe kalorish në krahasim me kumbullat dhe rrushin e freskët.
Megjithatë, ato përmbajnë shumë fibër që përmirëson përpjekjet tuaja për të humbur në peshë.
E-Diaspora
-
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur Vallet dhe traditat shqiptare prezantohen nga ansambli “Trojet” në një mbrëmje ndërkulturore me pjesëmarrjen e komuniteteve... -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Austri
-
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare Konferenca Ekonomike B2b pritet të bashkon mbi 400 biznese shqiptare nga diaspora dhe trojet shqiptare... -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit












