Shqipëria
Francezët me reportazh për jugun shqiptar: Një mrekulli
Çmimet e favorshme, ku për vetëm 600 euro, përfshirë dhe biletën e avionit, mund të qëndrosh për një javë në jug
Saranda, një mrekulli me plazhe, ujë të kaltër e me rërë të imët.
Kështu e nis reportazhin kushtuar Shqipërisë emisioni Capital i televizioni francez “M6”. Çmimet e favorshme, ku për vetëm 600 euro, përfshirë dhe biletën e avionit, mund të qëndrosh për një javë në jug, e bëjnë vendin më të vizitueshëm nga ana e turistëve, ku gjatë viteve të fundit ka shënuar një rritje të ndjeshme, e veçanërisht të vizitorëve nga Franca, raporton TCH, transmeton albinfo.ch.
Nga ana tjetër në reportazh, gazetarët francezë evidentojnë përveç plazheve të bukura, dhe vendet historike, të cilat gjatë vitit që lamë pas u vizituan nga 7.5 milionë turistë, një shifër kjo rekord për Shqipërinë.
Për të zbuluar, këtë destinacion të ri turistik, media franceze thotë se mjafton që të kërkosh në internet dhe do të dalin një larmishmëri rezultatesh, ndërsa e përshkruan Shqipërinë si “Magjia e Ballkanit”, “Rrethi i mrekullive të fshehta të Ballkanit”, “Mrekullia e pazbuluar” apo dhe “Shqipëria Befasuese”.
Vendi ka shënuar një rritje të numrit të turistëve edhe për çmimet e favorshme, pasi vizitorët paguajnë 30% më lirë se në Greqi apo Kroaci ku për 1 javë mund të paguash 1314 Euro për person.
E në fund televizioni francez nuk lë pa përmendur as ushqimin dhe mikpritjen ndërsa thekson se një pjesë e madhe plazheve ende nuk është zbuluar.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili











