Lajme
Francë: Ka punëtorë shëndetësorë që kundërshtojnë vaksinimin
Teksa një pjesë e madhe e punonjësve të shëndetësisë janë të vaksinuar në Francë, disa prej tyre janë të vendosur të mos e marrin dozën e vaksinës anti-COVID
Autoritetet franceze paralajmëruan se pas së mërkurës, çdo punonjës shëndetësie i pavaksinuar do të përballet me pezullim pa të drejtë page.
Sekretarja mjekësore, Vanesa Peroti, e cila punon në Spitalin Bezhujon në Klishi, në periferi të Parisit, iu bashkua protestës jashtë Ministrisë franceze të Shëndetësisë për të kundërshtuar vaksinimin e detyrueshëm.
“Unë pata një mbledhje me bordin drejtues ditën e djeshme, ku më pyetën nëse isha vaksinuar, i thashë se nuk kisha marrë dozën e parë dhe se nuk e kisha në plan ta bëja. Ata më thane se nëse nuk e bëj vaksinën deri të mërkurën unë nuk do të vazhdoja të punoja në spital. I pyeta nëse mund të punoja nga shtëpia për të evituar kontaktin me të tjerë, por ata refuzuan. Por këto janë urdhrat e qeverisë. Kështu që punët e mia do ti ndahen kolegëve të mi të vaksinuar, kështu që unë nuk do vazhdoj të paguhem”, u shpreh Vanesa Peroti, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Në shtëpitë e të moshuarve në Francë punonjësit janë duke u përgatitur për t’i administruar rezidentëve një dozë të tretë vaksine, një prej kategorive të vaksinuar që në fillim të muajit janar.
Edhe në këto institucione punonjësit duhet të vaksinohen që të lejohen të vazhdojnë punën. Me mbi 300 mijë persona që punojnë në këtë sektor në Francë, sindikata e punonjësve të shtëpive të të moshuarve u shpreh se rreth 2% të kontratave të punës pritet të përfundohen për shkak të refuzimit ndaj vaksinës.
“Nëse një punonjës, në vendimin e tij përfundimtar vazhdon të refuzojë vaksinën, atëherë ne do të pezullojmë kontratën dhe pagën. Prandaj që do të ketë disa pezullime në dy javët e ardhshme, e presim një gjë të tillë, nga të dhënat e rrjetit tone presim që 2% e kontratave të pezullohen”, tha Florence Arnaiz-Maume, drejtuese e përgjithshme e Sindikatës së Shtëpive të të moshuarve.
Këtë të martë, qindra punonjës të shëndetësisë në Francë protestuan jashtë Ministrisë së Shëndetësisë në Paris mbi vendimin që e bën të detyrueshëm vaksinimin për këtë kategori punonjësish.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












