Shqipëria
“France 24” fton pushuesit të vizitojnë Shqipërinë
Televizioni France 24 fton qytetarët francezët të vizitojnë Shqipëria si destinacion që duhet zbuluar, përpara se të zbarkojnë masivisht turistët.
Në reportazhin e tij televizioni francez e nis udhëtimin nga kryeqyteti. Në të vlerësohet se janë disa atraksione që duhen vizituar në Tiranë që mund të shihet nga afër, pasi ajo që perceptohet për shkak të disa filmave të vjetër klishe që e përshkruajnë vendin si jo të sigurt e jomikpritës për të huajt, duke e lidhur me veprimtarinë e mafies dhe trafikimet, mund të hidhet poshtë sapo shkel në aeroportin e Rinasit.
Berati e Gjirokastra dy qytetet e mbrojtura nga UNESCO, për gazetarin francez janë destinacione që nuk duhen humbur, ku veç ndërtesave e kalave mijëravjeçare, gastronomia është ajo që të fton për t’i vizituar.
Adresa që pason është jugu i vendit, ku France 24 sheh të ndërthuret shija e rivierës francezë, plazheve greke dhe stilit italian dhe atij spanjoll. Vlora, Dhërmiu e Himara kanë marrë jo pak vëmendje në reportazhin që është publikuar dhe nga Kryeministri Rama. Ai e vlerëson atë si një dhuratë fundviti për publikun francez, që të nisë të mendojë që tani për pushimet e sezonit tjetër.
Gazetari francez mendon se Shqipëria mund të përjetojë të njëjtin bum turistik si fqinji kroat, sepse i ka të gjitha vlerat! Një vend që tërheq prej kohësh turistë që duan pushime ekonomike, sepse një nga avantazhet që ka, janë çmime e ulëta. Një sinjal se do të ketë ‘boom’ turistësh shihet në këtë reportazh dhe fakti që rrjeti i famshëm në fushën e hotelerisë Accor që ka 65 milionë klientë në mbarë botën, do të hapë disa hotele në jugun e Shqipëri./Tv Klan
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












