Lajme
Franca refuzon pranimin e 3.500 emigrantëve nga Italia
Franca ka pezulluar planin për të marrë 3 mijë e 500 refugjatë nga Italia, pasi Roma zyrtare refuzoi të lejonte zbarkimin e një anijeje me emigrantë në brigjet e saj.
Tensionet mes dy fqinjëve janë përshkallëzuar që kur qeveria e re e Italisë ndaloi anijen “Oshën Viking” të hynte në port me 230 emigrantë në bord.
Ministri i Brendshëm francez, Zherlad Darmonin, e cilësoi sjelljen e Italisë si “të papranueshme”. Ai tha se anija do të lejohet të hyjë në portin francez të Tulonit ditën e premte. Nga ana e saj, Italia nuk iu përgjigj menjëherë njoftimit, por shoqata e bamirësisë që menaxhon anijen, “Ndihmoni Mesdheun”, tha se nga njëra anë ishte e lehtësuar nga vendimi i Parisit zyrtar dhe, nga ana tjetër, e zemëruar që për tri javë njerëzit në bord u lanë të prisnin si pasojë e “dështimit dramatik” të Evropës.
Ministri Darmonin paralajmëroi për pasoja jashtëzakonisht të ashpra në marrëdhëniet dypalëshe me Italinë.
Ai tha gjithashtu se refuzimi për të mos pranuar 3 mijë e 500 refugjatët, për të cilët ishte rënë dakord më herët me Romën ishte vetëm lëvizja e parë.
“Franca do të marrë masa për të përforcuar kontrollet në kufi me Italinë”, paralajmëroi Darmonin./Reuters
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë










