Lajme
Franca miraton reformën e pensioneve
Edhe pse protestat pushtuan vendin, Senati i Francës miratoi reformën e diskutueshme në sistemin e pensioneve me 195 vota pro.
Ligjvënësit miratuan planin, i cili synon të rrisë moshën e daljes në pension nga 62 vjeç që është aktualisht, në 64 vjeç.
Kjo do të thotë se paketa e qeverisë është shumë afër shndërrimit në ligj.
“Kemi arritur në fund të këtij debati shumë të fortë, për të cilin kanë folur të gjithë. Që nga 2 marsi jemi ulur për dhjetë ditë dhe kemi pasur më shumë se 100 orë debat. Kemi regjistruar një numër rekord të amendamenteve: 8,900 në total”, u shpreh kreu i Senatit.
Tanimë vendimi përfundimtar pritet të merret të mërkurën. Votimi erdhi disa orë pasi qindra-mijëra njerëz marshuan në protesta në gjithë vendin për të ushtruar presion ndaj presidentit Macron./Reuters
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











