Lajme
Franca kërcënohet nga një thatësirë më e madhe se vitin e kaluar
Byroja Franceze e Kërkimeve Gjeologjike dhe Minierave (BRGM) njoftoi se niveli prej 80 për qind i ujërave nëntokësore në Francë është nën normale dhe se ky vend kërcënohet nga një thatësirë edhe më e madhe se vitin e kaluar.
Niveli prej 45 për qind i ujërave nëntokësore është “i ulët” ose “shumë i ulët”, paralajmëron BRGM në buletinin e saj.
Shkencëtarët presin që problemet e para që lidhen me thatësirën në Francë të shfaqen tashmë në fillim të pranverës, transmeton “Mond”.
“Këtë verë prisni vështirësi, tokë të plasaritur, lumenj të thatë dhe pellgje”, thuhet në raportin e BRGM.
Vjeshtën e kaluar nuk pati shumë reshje në Francë dhe filluan vetëm në janar, një ose dy muaj më vonë se sa pritej.
Reshjet janë ndalur tashmë në shkurt, gjë që kujton trendin negativ të vitit të kaluar, shtojnë shkencëtarët, të cilët presin “ndoshta një përkeqësim të ngadaltë të situatës në javët e ardhshme”.
“Ajo që është e paprecedentë është se ky fenomen prek pothuajse të gjithë Francën”, tha Violen Bo, një hidrogjeologe në BRGM./Reuters
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











