Fotolajmi

Franca do të ndalojë automjetet me naftë dhe benzinë

Ministri francez i Mjedisit, Nicolas Hulot, tha të enjten se qëllimi i tyre është që prodhuesit e automjeteve në vend të ndalojnë shitjen e automjeteve me naftë dhe benzinë deri në vitin 2040, shkruan albinfo.ch.

Në një konferencë për shtyp, duke njoftuar për planin pesëvjeçar dhe për të inkurajuar përdorimin e energjisë së pastër dhe përmbushjen e detyrimeve të vendit në bazë të Marrëveshjes së Parisit, Hulot ka thënë se prodhuesit e makinave franceze kanë projekte që mund të përmbushin këtë premtim.

Njoftimet e tij erdhën një ditë pasi prodhuesi suedez i automobilave “Volvo” u bë kompania e parë e madhe e makinave, e cila premtoi se do t’i braktisë automjetet që ekskluzivisht përdorin motor me djegie të brendshme.

Hulot gjithashtu tha se Franca do të ndalojë prodhimin e energjisë nga termocentralet, të cilat aktualisht përbëjnë pesë për qind të fuqisë së përgjithshme nga 2022.