Lajme
Franca dhe Britania, me marrëveshje për frenimin e emigrantëve të paligjshëm
Franca dhe Britania e Madhe firmosën një marrëveshje të re që synon të frenojë kalimin e emigrantëve të paligjshëm përmes kanalit të La Manshit.
Sipas marrëveshjes, të firmosur nga ministrat e Brendshëm të dy vendeve, Britania e Madhe do t’i paguajë Francës 75 milionë dollarë në periudhën 2022-2023. Në këmbim, Franca angazhohet të rrisë me 40% numrin e oficerëve që patrullojnë plazhet franceze.
Marrëveshja do të forcojë gjithashtu sigurinë në porte, duke investuar në teknologjinë e mbikëqyrjes, me dronë dhe helikopterë për të ndihmuar në zbulimin dhe parandalimin e kalimeve të paligjshme.
Britania po përballet me një numër më të ulët azilkërkuesish se vende të tjera europiane si Italia, Franca dhe Gjermania, por mijëra emigrantë, mes tyre edhe shqiptarë, i drejtohen veriut të Francës çdo vit me shpresën se do të kalojnë La Manshin për të mbërrritur në Britani.
Më shumë se 40 mijë persona kanë përdorur varka dhe mjete të tjera të vogla lundruese për kalimin e La Manshit përgjatë këtij viti. Me dhjetëra persona kanë humbur jetën teksa ndërmarrin këtë udhëtim në kërkim të një jete më të mirë.
Kritikët kanë fajësuar qeverinë britanike se është treguar e ngadaltë në përpunimin e kërkesave për azil, duke lënë mijëra persona në kushte të këqija në qendrat e emigrantëve./VOA
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë











