Lajme
Fotoja e veturës së heroit Zahir Pajaziti, mes fotografive më të mira të vitit nga National Geographic
National Geographic ka zgjedhur fotografitë më të mira të vitit 2022. Dhe, mes tyre, është edhe një nga Kosova.
Nga 2 milionë e 238 mijë e 899 fotografi të dërguara në National Geographic, është edhe një nga Llapi – vendi ku ishte vrarë heroi i kombit, Zahir Pajaziti.
Përshkrimi i fotografisë në gjuhën shqipe: “Lladovc, Kosovë | Një Lladë është mbyllur në një kuti xhami në një memorial për heronjtë e hershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Vetura mbante anëtarët e UÇK-së, Zahir Pajazitin, Edmond Hoxhën dhe Hakif Zejnullahu, kur u zu në pritë nga forcat serbe më 1997.”
Kjo fotografi ishte bërë nga fotografistja Justyna Mielnikievicz.
Zahir Pajaziti ishte një komandat i UÇK-së i lindur në vitin 1962. Ai ishte vrarë më 31 janar të 1997-s bashkë me luftëtarët e lartpërmendur.
Ai ka edhe një statujë në Sheshin Nënë Tereza në Prishtinë.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












