Kultura
Fotografia e Shkëlzen Konxhelit botohet në “Cosmopolitan” të Serbisë
Shkëlzen Konxheli është një nga fotografët më të mirë shqiptarë. Ai jeton në Lucern të Zvicrës ndërsa më prejardhje është nga Lipjani.
Konxheli prej kohësh bashkëpunon me revista të njohura botërore si “Cosmopolitan” “NU ICON”, “Gala”, ndërkohë në studiot e tij në Lucern janë fotografuar yje si Dino Merlin, Dj. Antonio, modelja zvicerane Anja Leuenberger, Kristin Gebert, modeli shqiptar Edison Kelmendi e shumë të tjerë.
Së fundmi ai ka bashkëpunuar me modelen zvicerane Seraina Hunziker, dhe si rezultat i këtij bashkëpunimi, fotografia e realizuar nga ai do të botohet në revistën “Cosmopolitan” në Serbi, e cila do të dal në shitje nga 16 nëntori.
“Seraina for COSMOPOLITAN serbia nov16”, ka shkruar fotografi Konxheli, njofton “albinfo.ch”.
Shkëlzen Konxheli së bashku me frizerin e njohur në Zvicër Ludo Lee, kanë marrë pjesë në të gjitha eventet gala më të njohura në Evropë prej nga shpesh herë na kanë sjellë fotografi me yjet më të njohur të futbollit apo edhe shoubizit botëror.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027















